Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në afërsi të urës së “Shën Pjetrit” në aksin rrugor Fier – Darzezë, aty ku dy të rinj, u gjetën të pajetë brenda një makine tip “Jeep”, me targa AA 934 OY të parkuar anash rrugës.
Viktiamt janë Drini Derveni 32-vjeç dhe Ermira Arapi 29-vjeç.
Paraprakisht dyshohet që të rinjtë kishin një lidhje dashurie me njëri-tjetrin dhe se djali pasi ka vrarë të dashurën i ka dhënë fund edhe jetës së tij.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke mbledhur provat e nevojshme për të zbardhur të gjithë krimin
Deklarata e plotë e Policisë së Fierit
Më datën 10. 02. 2017, rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier – Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, në mjetin fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë D. D., 32 vjeç, banues në Fier dhe E. A., 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje.
Gjithashtu nga këqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartë përmendur pasi ka qëlluar me armë shtetasen E. A., ka vrarë veten.
Shtetasi D. D., mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT e armatosur dhe ka qitje me puthitje në kokën e tij.
Nga të gjitha rrethanat e mësipërme rezulton që shtetasi D. D., pasi ka vrarë shtetasen E. A., ka vrarë veten.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.












