I plagosuri, Arlind Lulushi
Identifikohet autori i atentati me armë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Burime nga policia thanë se është gjetur autori, por nuk është kapur ende.
Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e krimit në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit Arlind Lulushi, 28 vjeç, mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës.
Sipas Policisë Vendore, autori i dyshuar kësaj ngjarje është Paris Sulejmani, 29 vjeç, banues në Vlorë.
Ky persona është me precedent penal të mëparshëm, i arrestuar më parë për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe :Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.












