Një aksident ka ndodhur mbrëmjen sotme në qytetin e Fierit. Në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz”.
Sipas policisë ,mjeti me drejtues A. K., është përplasur me mjetin e drejtues L. T. Nga përplasja është plagosur bashkëshortja e L. T. 23 vjeç si dhe djali i tyre disa ditësh.
Në vendngjarje mbërriti policia e cila po heton. Të plagosurit janë nisur drejt spitalit.











