Ndërsa detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në afërsi të urës së “Shën Pjetrit” në aksin rrugor Fier – Darzezë, aty ku dy të rinj, u gjetën të pajetë brenda një makine tip “Jeep”, me targa AA 934 OY të parkuar anash rrugës, zbulohen edhe fotot e njërës prej viktimave.
Viktimat janë Drini Derveni 32-vjeç dhe Ermira Arapi 29-vjeç.
Paraprakisht dyshohet që të rinjtë kishin një lidhje dashurie, jashtëmartesore, me njëri-tjetrin dhe se djali pasi ka vrarë të dashurën i ka dhënë fund edhe jetës së tij.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke mbledhur provat e nevojshme për të zbardhur të gjithë krimin.












