Bashkia e Korcës ka tmerruar banorët e qytetit teksa pas një nate lufte kundër qenve të rrugës ka mbushur rrugët me kufomat e tyre.

Bashkia besohet se ka helmuar dhjetra qen të cilët kanë ngordhur më pas nëpër rrugët e qytetit. Fotot e kufomave janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe njëra prej tyre eshte e një qeni të ngordhur nga helmimi përballë me bashkinë.

Vrasja e qenve është antiligjore. Pak vite më parë kryetari i bashkisë së Prrenjasit u vu përpara përgjegjësisë pasi vrau një numër të madh qensh në qytetin e vogël.











