Avokatja e Shtetit, Alma Hicka ka refuzuar sot të dëshmojë në komisionin hetimor parlamentar nën argumentin se ajo ndodhet në konflikt interesi me një pjesë të komisionit hetimor. Gjatë dëshmisë së saj në mbledhjen e kaluar hicka u gjend përpara dokumentave që faktonin lidhjet e saj me kompninë CEZ përmes burrit të saj avoca si dhe emërimit si avoca shtetit në konfliktin me CEz të një avokati tjetër po të kompanisë CEZ kur ajo kryente veprimtarinë në Shqipëri.
“Kryetari i komisionit, Edmond Spaho dhe anëtarët e tij Jorida Tabaku dhe Helidon Bushati, vetë ose përmes familjarëve, janë palë në dhjetëra gjyqe kundër shtetit shqiptar”, deklaroi Hicka.
Por pas deklaratës së saj deputetët e opozitës kanë sqaruar se nuk kanë konflikt interesi më Hickën.
“Të jeni e qetë se ju me mua nuk keni asnjë konflikt interesi, për asnjë çështje, as civile, as penale”, reagoi kryetari i komisionit, Spaho.
“As unë, as bashkëshortja ime nuk kemi asnjë konflikt interesi”, tha më tej deputeti Helidon Bushati.
Deklarata e Avokates së Shtetit ëhstë shfrytëzuar nga deputetët socialistë që të bllokojnë dëshminë e saj.
“Zonja Hicka ju do largoheni nga ky komision dhe propozoj që procesi të pezullohet deri në sqarimin e rrethanave”, tha deputeti socialist Eduard Shalsi.
“Nëse largoheni, të hënën më datë 16 do të vini sërish me polici”, paralajmëroi kryetari Edmond Spaho.
Avokatja Hicka mund të akuzohet për shpërdorim detyre dhe fshehje të konfliktit të interesit në momentin ku ajo ka nënshkruar marrëveshjen që po hetohet mes qeverisë socialiste dhe CEz e cila besohet se solli humbjen e rreth 60 milionë eurove për Shqipërinë.

CEZ kishte pajtuar të shoqin e Hickës në disa gjyqe gjate vitti 2010-2011 kundër administratës tatimore, gjyqe që në fakt rezultuar më humbjen nga ana e CEZ. Por që u rikuperuan përmes marrëveshjes që firmosi ndër të tjera edhe Hicka në Vjenë.

Faksmile e gjyqeve ku burri I Hickes mbron CEZ
Komisioni hetimor do të rimblidhet fillimjavën e ardhshme për të vijuar me dëshmitarë të tjerë, mes të cilëve edhe zonjën Hicka












