• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

10 FAKTE/ Trafiku i drogave në BE, rrugët ballkanike të heroinës dhe fitimi 24 miliardë euro

droni by droni
8 December, 2017
in Kronika, Kryesore, Rajoni
0
10 FAKTE/ Trafiku i drogave në BE, rrugët ballkanike të heroinës dhe fitimi 24 miliardë euro
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht rënies së përdorimit, tregu i heroinës gjeneron të ardhura të konsiderueshme, duke trafikuar sasi të mëdha në Evropë.
Në raportin e Europol, thuhet se Afganistani mbetet prodhuesi kryesor i heroinës së trafikuar në kontinentin e vjetër dhe me gjasë do të mbetet i tillë edhe në të ardhmen. Raporti thotë se prodhimi i opiumit atje ishte 4 800 ton, i cili mund të japë midis 290 dhe 510 ton heroinë.

Si kalon heroina në Evropë?
Pjesa më e madhe e heroinës që konsumohet në BE, trafikohet nëpërmjet rrugëve tokësore nga Ballkani, si dhe nga deti dhe nga ajri.
Por, konfiskimet e mëdha tregojnë edhe një rrugë tjetër në rritje, atë të quajtur Rruga e Kaukazit. Europol shkruan se Kaukazi jugor është një rajon alternativ për trafikun e heroinës nga Irani në BE. Dërgesat individuale janë më të mëdha se 100 kg për dërgesë.
Dërgesa të mëdha dërgohen edhe nga Afrika Lindore dhe Afrika e Jugut për në portet kyçe të Evropës Perëndimore.
Korrierët vazhdojnë të jenë më të “përdorurit” për të trafikuar heroinën, e cila është gjithashtu në dispozicion në tregjet online.

Kokaina
Një tjetër drogë e fortë është edhe kokaina, që është aktiviteti më i zakonshëm kriminal dhe gjeneron shumë miliardë euro fitime për aktorët kriminalë të përfshirë.
Tregu vjetor i shitjes me pakicë për kokainës në Evropë vlerësohet në 5.7 miliardë euro me një shtrirje në masë, ndërsa furnizimet kryesore janë nga Amerika e Jugut si dhe nga Afrika.
Shtetet kryesore prodhuese janë Kolumbia, Peruja dhe Bolivia, ndërsa Kolumbia mbetet prodhuesi më i madh i kokainës në botë.
Raporti i Europol thekson se gjatë tre viteve të fundit, prodhimi i kokainës në Kolumbi është intensifikuar në mënyrë të konsiderueshme pas një marrëveshjeje paqeje midis qeverisë së Kolumbisë dhe forcat e armatosura revolucionare e Kolumbisë – Ushtria Popullore (FARC). Prodhimi i kokainës u rrit me 60% nga viti 2014 në 2015.

Kanabisi
Kanabisi mbetet deri më tani tregu më i madh ilegal i konsumuar gjerësisht në BE.
Raporti i Europol shkruan se stabiliteti i tregut tregon suksesin e biznesit, ndërsa kjo lloj droge do të mbetet e popullarizuar tek konsumatorët dhe për pasojë do të vazhdojë të gjenerojë fitime të konsiderueshme.
Për sa i përket trafikimit, Shqipëria sipas Europol, mbetet burimi kryesor. Përveç rrugëve tokësore, kanabisi trafikohet edhe në rrugë detare. Burimi kryesor i vajit së kanabisit të konsumuar në BE është Maroku.

 

FAKTE

– Tregu i paligjshëm i drogës është tregu më i madh kriminal në Bashkimin Evropian, duke sjellë 24 miliardë euro të ardhura për çdo vit.

– Rreth 35% e grupeve të krimit të organizuar në BE, janë aktiv në nivel ndërkombëtar për prodhimin, trafikimin dhe shpërndarjen e drogës.

– Kanabisi është tregu më i madh i drogës në BE. Europol thotë se ka patur një rritje të mëtejshme të kultivimit edhe nëpër shtëpi dhe natyrë.

– Ballkani mbetet rruga kryesore e hyrjes së pjesës më të madhe të heroinës së trafikuar në BE. Megjithatë, Europol thotë se ka pasur zhvendosjes së pjesshme të trafikut nga Ballkani në rrugët e Kaukazit.

– Raporti thotë se tregu i drogës sintetike mbetet në rritje në BE.

– Vdekjet nga mbidozat në Evropë u rritën me 6% në 8 441 vdekje në vitin 2015, duke u rritur për të tretin vit radhazi dhe shkak janë drogat sintetike si fentanil. Europol shkruan se numri i vdekjeve mund të jetë shumë i lartë nga drogat sistenike për shkak të mungesës së raporteve në disa vende apo vonesat në raportim.

– Droga trafikohet gjerësisht në platforma të “errëta” në internet, treg që vazhdon të zgjerohet.

– Rreth 1% e të ardhurave të krimit të organizuar konfiskohen nga autoritetet në BE.

– Nga viti 2013-2016, në grupin e trafikut të drogës në BE janë përfshirë shtetas nga 60 kombësi, ndërsa droga përdoret shpesh edhe si mjet për pagesa nga grupet kriminale. Kanabisi shpesh përdoret si mjet shkëmbimi me droga të tjera si kokaina e trafikuar nga Amerika e Jugut apo heroina e kontrabanduar nga Turqia.

– Në tregjet evropiane vazhdojnë të shfaqen një numër i madh substancash narkotike. Që nga viti 2005, 620 substanca të reja janë zbuluar në BE.

Tags: drogefaktenderkombetarrrugettrafik
Previous Post

VIDEO/ Zyrtari i PPE: Drejtësia të punojë në pavarësi, të paprekshmit duhet të japin llogari

Next Post

Shihni porno?! Tani mund të paguheni

droni

droni

Next Post
Shihni porno?! Tani mund të paguheni

Shihni porno?! Tani mund të paguheni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.