Ky 27-Vjetor i “Lëvizjes Studentore” është kujtuar edhe nga kreu i LIBRA-s, Ben Blushi. Ai ka postuar në Facebook një foto nga protesta e dhjetoristëve, ku shfaqet bashkë me studentë të tjerë. “27 VJET MË VONË! Në 8 Dhjetor 1990 u nisëm shumë. Sot 27 vjet më vonë jemi më pak dhe ende nuk kemi mbërritur. Gëzuar të gjithëve!”, shkruan Blushi ne Facebook, duke lënë të nënkuptuar se procesi i tranzicionit nuk përfundoi kurrë siç ëndërrohej asokohe.













