• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKSKLUZIVE/Ja si u justifikua Hicka të hënën që të mos dëshmonte, zbulohet procesverbali

admin by admin
10 February, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
EKSKLUZIVE/Ja si u justifikua Hicka të hënën që të mos dëshmonte, zbulohet procesverbali
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Largimi i sotëm pa dëshmuar i Avokates së Shtetit është përsëritur edhe dy herë të tjera në Komisionin Hetimor për Cez që drejtohet nga deputeti Edmond Spaho.

Porn ë të dy rastet e tjera arsyeja që ajo ka refuzuar dëshminë ka pasur lidhje jo me konfliktin e interesit të pretenduar në mbledhjen e sotme (e premte) me deputetët e opozitës por me ruatjen sipas saj të sekretit professional fillimisht dhe më pas të sekretit shtetëror, raporton droni.al.

Gjithë argumentat e saj erdhën pasi komisioni zbuloi faktin se i shoqi ishte paguar nag CEZ. Deputetet e mazhorancës ndihmuan Hickën të linte komisionin.

Droni.al ka siguaruar një pjesë të bisedës që u zhvillua në komision pa praninë e mediave ku ashtu si sot një deputet i mazhorancës i sigjeron asaj të linte komisionin pasi Hicka deklaroi se i duhej të ruante sekretin profesional.

Edmond Spaho: Zonja Hicka, faleminderit që iu përgjigjët thirrjes së komisionit. Kemi kërkuar që të paraqiteni në komision si person që disponon njohuri, fakte, dokumentacione në lidhje me zgjidhjen e marrëveshjes me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe CEZ-it.

Përpara se t’ju drejtojmë pyetjet, do të doja që, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, të betoheni se do të thoni të vërtetën, si dhe të na jepni gjeneralitetet tuaja: emrin dhe mbiemrin.

Alma Hicka – Po, i nderuar kryetar,

Fillimisht dua t’ju bëj me dije se ato për të cilat unë kam dijeni në lidhje me këtë çështje, janë për shkak të funksionit tim si Avokate e Përgjithshme e Shtetit, në kuadër të zgjidhjes së marrëveshjes, të gjykimit të arbitrazhit midis CEZ a. s. dhe Republikës së Shqipërisë, pra për shkak të detyrës.

Në zbatim të Kodit të Procedurës Penale, avokatët nuk mund të japin dëshmi për sa dinë për shkak të profesionit, dhe është e papajtueshme me detyrën e dëshmitarit qenia i paditur civil në një proces gjykimi.

Meqenëse, sa i takon kësaj çështjeje, Republika e Shqipërisë është përfaqësuar në këtë gjykim nga ana ime, personalisht, në kuadrin e detyrës sime si Avokate e Përgjithshme e Shtetit, pra, personalisht, nga ana ime dhe së bashku me avokatë të tjerë të Shtetit.

Në respekt të nenit 159, 1B të Kodit të Procedurës Penale, dhe në zbatim të nenit 295 A të Kodit Penal, i cili referon: “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”, ku paragrafi i dytë përcakton: “Zbulimi ndaj të tretëve, i të dhënave që përbëjnë sekret profesional, nga ana e personave publikë që kanë për detyrë ruajtjen e tyre, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Në këto kushte, për sa i takon dijenisë sime lidhur me këtë çështje, unë kam një pengesë dhe detyrim për ruajtjen e sekretit profesional në detyrën time si Avokate e përgjithshme e Shtetit.

Edmond Spaho – Kujt ia ruani sekretin, Kuvendit të Shqipërisë? Të mos ia tregoni Kuvendit të Shqipërisë? E kuptoni çfarë po thoni?

Alma Hicka – Unë kam një detyrim për ruajtjen e sekretit profesional, sipas nenit 159 1B të Kodit të Procedurës Penale. Nëse ju më sillni një konfirmim nga një autoritet kompetent, vendimmarrja e të cilit më përjashton mua nga detyrimi dhe përgjegjësia penale dhe për aq sa nuk lidhet me sekretin profesional, unë jam në dispozicion të komisionit për të dhënë dëshminë time.

Unë dua vetëm të sigurohem se gjatë dhënies së dëshmisë time, nuk jam duke kryer një vepër penale.

Gent Strazimiri – Së pari, zonjë, ju këtu nuk jeni e paditur as në ndonjë proces civile as në ndonjë proces penal, çka ishte pengesa e parë që përmendët. Sigurisht duhet t’i ruani ndaj palëve të treta sekretet, brenda ligjit me të cilin funksionon Avokatura e Shtetit. Kuvendi i Shqipërisë nuk është palë e tretë. Është pala, është sovrani, është autoriteti më i lartë i këtij vendi, në mbrojtje të interesit publik.

Së fundi, meqë e keni për nenin e procedurës, mbi të cilin funksionon ky komision, neni 159, për sa i përket ruajtjes së sekretit profesional, paragrafi i parë ju thotë: “me përjashtim të rasteve kur kanë detyrimin që t’ua referojnë autoriteteve proceduese.”

Nga kjo pikëpamje, ky komision është autoritet që funksionon mbi bazën e Kodit të Procedurës Penale. Ju keni detyrimin të shpreheni përballë këtij komisioni, autoriteti më i lartë i përfaqësimit të sovranit. Nuk është palë e tretë. Ju keni detyrimin të përgjigjeni me gjithçka keni. Në qoftë se në dëshminë tuaj ka gjëra që mbrohen nga ligji i sekretit shtetëror, ky komision e ka gjithë procedurën që ta sekretojë. Personat janë që të gjithë të certifikuar. Nëse ka gjëra të tilla mund të largojmë kamerat dhe të vazhdojmë të procedojmë. Gjithë sa thatë nuk qëndron.

Alma Hicka – Atëherë, ju po thoni të njëjtën gjë që po them edhe unë, që është fakti se në bazë të nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale, nen të cilin komisioni është i detyruar ta respektojë, jo vetëm anëtarët e komisionit por edhe sekretaria, kur është duke administruar këtë procedurë.

Unë jam një subjekt, i cili është i ngarkuar me detyrimin e ruajtjes së sekretit profesional.

Edmond
Spaho – Këtu po ju pyesim në funksion të mbrojtjes së interesit të shtetit shqiptar. Jeni e detyruar t’i përgjigjeni çdo pyetjeje. Ju nuk keni konflikt…

Alma Hicka – Unë po ju them se jam në dispozicion të komisionit për sa kohë që përgjigja ime nuk më ngarkon mua me përgjegjësi penale. Madje është detyra e komisionit, që t’i bëjë me dije dëshmitarit nëse është duke kryer apo jo vepër penale. Unë po ju them se unë jam Avokatja e Përgjithshme e Shtetit. Neni 159, pika 1B e Kodit të Procedurës Penale thotë se avokatët janë të detyruar të mbrojnë sekretin profesional. Ju e dini shumë mirë se…

Edmond Spaho – për palët e treta, jo për shtetin shqiptar.

Alma Hicka – Jo. Avokatët janë të detyruar të mbrojnë sekretin profesional për klientin e tyre…

Edmond Spaho – Zonjë, po bëjmë një debat pa kuptim..

Alma Hicka – ..dhe klienti im është shteti shqiptar.

Edmond Spaho – Ju jeni e detyruar të përgjigjeni, në përputhje me çfarë do t’ju pyesim dhe në përputhje me njohuritë që ju dispononi. Për të gjitha të tjerat pastaj…

Alma Hicka – I nderuar zoti kryetar, unë po jua them shumë qartë: më konfirmoni nga një autoritet, i cili ka kompetencën të përjashtojë nga përgjegjësia penale, dhe unë jam e gatshme të jap dëshmi. Ky qëndrim imi është mbajtur edhe me shkrim ditën e premte, para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë…

Edmond
Spaho – Nuk më intereson fare për çështjet që ju keni në gjykatë. Ju jeni e thirrur këtu në funksionin e Avokates së Përgjithshme të Shtetit, për t’u pyetur mbi veprimet dhe mosveprimet tuaja në raport me zgjidhjen me mirëkuptim të konfliktit ndërmjet CEZ-it dhe Republikës së Shqipërisë.

Alma Hicka – Jam e qartë se për çfarë jam thirrur.

Edmond
Spaho – Për këto do të pyeteni dhe do të na jepni përgjigje. Të gjitha gjërat e tjera që ngrini ju, s’kanë të bëjnë fare me këtë çështje. Për këtë çështje ne i kemi pyetur të gjitha palët e interesuara, duke filluar që nga Kryeministri e deri te punonjësi më i thjeshtë, që ka qenë pjesë e grupit të punës.

Alma Hicka – Ju mund të pyesni të gjitha palët, përveç avokates.

Namik Kopliku – E thirrura si dëshmitare nxori një argument, me të cilin konstatoj se ju nuk jeni dakord. Ju që morët fjalën deri tani. Unë nuk jam në gjendje ta arsyetoj atë që tha zonja, pavarësisht se më duket shumë bindëse. Unë nuk kuptoj çfarë do të thotë ta intimidosh zonjën që ke thirrur për dëshmitare. Do të përgjigjesh medoemos. Përndryshe çfarë do t’i bësh? Unë mendoj se zonja duhet të largohet sot.

Edmond Spaho – Jo, more zotëri, nuk ka për t’u larguar.

Gent Strazimiri – Zoti kryetar, kam një ndërhyrje për procedurë. Në këtë sallë kanë ardhur dhe janë përgjigjur pa kamera me të drejtën e sekretit shefi i Shërbimeve Sekrete dhe persona të tjerë me shumë informacion sensitiv për ngjarje dhe çështje shumë sensitive përpara Kuvendit të Shqipërisë në zbatim të ligjeve…

Në zbatim të ligjeve të këtij vendi askush nuk mund t’i thotë Kuvendit të Shqipërisë që ka sekret ndaj këtij institucioni. Kjo në vetvete është vepër penale. Kështu që ju lutem shumë drejtoni komisionin mbi këtë bazë, sepse nuk ka nevojë për asnjë veprim, asnjë mendim tjetër të specializuar. Asnjë autoritet nuk është mbi Kuvendin e Shqipërisë që mund t’i tregojë Kuvendit të Shqipërisë çfarë mund të bëjë dhe çfarë nuk mund të bëjë.

Faleminderit!

Edmond Spaho – Zonja Hicka, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale duhet të betoheni që do të thoni të vërtetën dhe të me jepni gjeneralitetet tuaja.

Alma Hicka – Zoti kryetar, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, unë nuk i përgjigjem asnjë prej pyetjeve tuaja në qoftë se ju nuk më konfirmoni që unë nuk jam duke kryer një vepër penale dhe më përjashtoni nga përgjegjësia penale.
Unë ju lexova neni 295/a të Kodit Penal. Po lexoj Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Edmond Spaho: Këto që tha zoti Strazimiri janë opinioni i juristëve të komisionit që hedhin poshtë qëndrimin e zonjës. Pra, zonja duhet të përgjigjet. Në historinë e komisioneve hetimore parlamentare nuk ka ndodhur që ndonjë dëshmitar të refuzojë, të deponojë zonja, që kam konflikt…
Droni.al

Previous Post

Horoskopi, 11 Shkurt 2017/ Dhe yjet rrinë…, flasin për JU

Next Post

Spaho dhe Tabaku zbuluan fakte skandaloze: Avokati i CEZ, përfaqësonte shtetin në konfliktin me CEZ

admin

admin

Next Post
Spaho dhe Tabaku zbuluan fakte skandaloze: Avokati i CEZ, përfaqësonte shtetin në konfliktin me CEZ

Spaho dhe Tabaku zbuluan fakte skandaloze: Avokati i CEZ, përfaqësonte shtetin në konfliktin me CEZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.