• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Gjirokastra dhe Saranda me mjekë pensionistë, Peshkopia 10 vjet pa okulistë

droni by droni
7 December, 2017
in Uncategorized
0
SKANDAL/ Gjirokastër, ja pse iu sos durimi pacientit nga Përmeti që u hodh nga dritarja e spitalit

Spitali Gjirokastres

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në 24 spitale të qyteteve kryesore të vendit prej vitesh kanë mungesë të theksuar të mjekëve specialist. Ky fenomen ndeshet kudo në vend. Fiks Fare e ka evidentuar këtë situatë dhe pasqyruar realitetin e dhimbshëm që bie në “kurriz” të qytetarëve. Këtë e konfirmojnë edhe drejtorët e spitaleve, ku përmes kamerave të emisionit “Fiks Fare” kërkuan të ngrihet ky shqetësim.

24796279_517439931964050_2240145142316630158_n

Spitali i Gjirokastrës në alarm për specialist, mjekët në prag pensioni

Mungesa e specialistëve në Spitalin e Gjirokastrës dhe kushtet e mjerueshme në të cilat gjendet godina e kanë vështirësuar dhënien e ndihmës shëndetësore për banorët e qarkut të Gjirokastrës. Drejtori i Spitalit “Omer Nishani” shpjegon se prej vitesh ka mungesë të mjekëve specialistë si dhe një sërë problemesh të tjera. Shumë prej bluzave të bardha janë në prag të pensionit ndaj sipas Dr.Përparim Muços është e vështirë të gjesh mjek të rinj.” Vuajmë prej vitesh për mjekë. Kemi vetëm një mjek reanimator dhe nuk kemi kirurgë. Edhe një që kemi është në prag të pensionit” shprehet Muço.Drejtori i spitalit shpjegon se edhe specialitetet e tjera janë në mungesë, pasi ka vetëm një pediatër, neonatolog , okulist dhe ortoped. Sipas tij gjendja nuk është e mirë prej vitesh dhe mungesat në specialist sa vijnë dhe shtohen.

24796252_517439905297386_6844016618678507579_n

“Kemi nga një mjek për specialitet, ndërkohë duhet me urgjencë një ortoped, pasi dy që kemi kanë ikur për specializim jashtë vendit. Ishallah kthehen!” përfundon ai. Spitali veç mungesës së stafit është në gjendje të mjerueshmë. Lagështia ka pushtuar tavanë e mure, ndërsa tualetet janë kthyer në vatra infeksioni.

24774932_517439871964056_6643496508009186895_n

Spitali edhe pse është rikonstruktuar 9 vjet më parë më 26 qershor të vitit 2009, sot duket sikur mbi të nuk është vënë dorë kurrë. Asokohe Ministria e Shëndetësisë investoi 123 milion lekë për godinën dhe blerjen e paisjeve të reja, por aktualisht ky institucion shëndetësor është në gjendje të mjerueshme . Nëndrejtori i spitalit, Roland Karalli shprehet se tashmë në institucion çdo gjë ka dalë jashtë përdorimit. “Lagëshita ka pushtuar muret e dhomave, koridoret e gjithçka. Sistemi i ngrohjes ka dalë jashtë funksionit vetëm tre kaloriferë punojnë në të gjithë godinën” pohon Karalli. Ai shton se institucioni shëndetësor ka mungesë shtretërish dhe pacientët detyrohen të marrin me vete çarçafë e batanije në spital. Një tjetër problem mbetet edhe higjena, banjot kanë dalë jashtë funksionit dhe ka mungesë edhe në stafin e sanitareve. ” Duke qenë një spital rajonal i cili ka fluks pacientësh, duhet të kishte një numër më të madh sanitaresh, po do ishte e nevojshme të kishte edhe më shumë staf” përfundoi ai.

21687539_517439811964062_118688837934323166_n

Spitali i Tepelenës , dy mjekë dhe asnjë ambulancë

Pas nuk mbetet as spitali i Tepelenës ku marrin shërbim banorët e Tepelenës dhe Memaliajt, gati 45 mijë banorë . Edhe në këtë spital mungojnë mjekët specialsitë, mungon mjeku pediatër, kardiologu, okulisti. Spitali ka vetëm dy mjek specialistë një neurolog dhe një pneumolog.

Pacientët I dërgojnë në Tiranë, por edhe për ta, nuk kanë ambulance. Tre autoambulancat që ka ky spital, janë jashtë funksionit

Spitali I SArandës me mjekë pensionistë
Spitali i Sarandës me 85 shtretër megjithëse jo rajonal mbulon nevojat për shërbime mjekësore për një popullsi të gjerë që përfshin banorë të bashkive Konispol dhe Delvinë përvec atyre të komunave përreth. Shumica e mjekëve qëpunojnë në këtë spital janë pensionistë.
Në këtë spital mungon mjeku pediatër, kirurgu , gastroepatologut, hematologut dhe kardiologu.

24991572_517439775297399_909939855868469602_n

Mjekët e spitalit të Peshkopisë: Punojmë si në mesjetë 

Në spitalin e Dibrës, ndërhyrjet kirurgjikale realizohen me mjete të viteve ‘ 60.
Nën drejtori i spitalit të Peshkopisë, Astrit Ademi shprehet se mungojnë disa mjek specialist si: mjek obstetër, okulist, infeksionist, kirurg, neurolog, anestezist.

“Çdo ditë dërgojmë pacientë drejt Tiranës për shkak të mungesës së mjekëve specialist” shprehet Ademi. Edhe mjetet në këtë spital janë shumë të amortizuara.

24775120_517439745297402_3034062907543999482_n

Kryeinfermierja e këtij spitali, Alba Shehu tregon se prej 10 vitesh nuk ka okulist fare.

“Këtu nuk ka absolutisht asnjë instrument, asnjë vegël pune, këtu punohet si në mesjetë. Unë mbuloj dhe emergjencat e Orl-së dhe okulistikës, ama nuk punohet me gishta sot, nuk ka absolutisht asnjë lloj vegle. Mjeku që punoj prej 13 vitesh aty , i merr mjetet me vete, në rrugë private se shteti nuk ka. Ka raste pafund me trupa të huaj në rrugët e frymëmarrjes dhe laring i heqim me klema me gjëra që janë. Si ndricues përdorim dritën e telefonit’.- shprehet Shehu.

Ndërsa mjeku gjinekolog, Bajram Balliu shprehet se punon prej 10 vitesh në maternitetin e Dibrës, dhe aktualisht është vetëm ai në detyrë. Sipas tij kanë dërguar kërkesat në ministri, por askush nuk i ka marrë parasysh. “Mungon eko-ja, instrumentet, mungon një kardiomonitor i cili ka të paktë 5 vite që është i prishur. Në sallën e operacionit ne punojmë akoma me mjetet e viteve ’60-70”- tregon Balliu. TCH

Tags: gjirokasterMJEKEmungesaPeshkopiSarandespital
Previous Post

EMRI & FOTO/ Zgjedhjet te Histori-Filologjiku, ja Dekani i ri i Fakultetit

Next Post

Basha: Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse

droni

droni

Next Post
Lu dhe Vlahutin, një orë në zyrën e Ramës

Basha: Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.