• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ASTRIT PATOZI/ Përse nuk është gabim marrëveshja e Lulzim Bashës?

droni by droni
7 December, 2017
in Kryesore, Opinion, Politika
0
ASTRIT PATOZI/ Përse nuk është gabim marrëveshja e Lulzim Bashës?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Astrit Patozi

Pas dallgës së fundit që shkaktuan përmbytjet dhe në kohën që ngjan se po fashiten efektet politike të çështjes Tahiri, ka një rikthim të fortë debati nëse vazhdon ose jo marrëveshja mes Ramës dhe Bashës dhe a jemi këto ditë në fazën e një riciklimi të saj? Vetë kryetari i Partisë Demokratike, mesa duket i kompleksuar nga kjo temë e nxehtë, po bën ç’është e mundur të provojë që kjo nuk është e vërtetë. Por, as teatri i ditës së enjte në parlament, dhe as gjestet apo deklaratat e forta kundër qeverisë, shpesh herë artificiale, nuk duket se po e ndihmojnë atë që ta çlirojë veten nga dyshimi i fortë i publikut për këtë çështje.
Teoria e konspiracionit mbi marrëveshjen është kaq e përhapur, sa ajo afekton, jo vetëm shtypin e angazhuar, që si gjithmonë i fryn edhe më fort urave të zjarrit në Shqipëri, por edhe vetë atë pjesë të Partisë Demokratike, që nuk ka rezerva ndaj kryetarit dhe e pranon ende verbërisht çdo vendim të tij. Madje edhe mes vetë ithtarëve të Lulzim Bashës ka një ndarje të qartë, mes atyre që këtë e konsiderojnë si gabim apo “thikë pas shpine”, dhe të tjerëve që e quajnë si të vetmen shpresë për mbijetesë politike të PD.
Flakën e këtij debati e kanë ndezur më shumë vizitat e njëkohshme disa ditë më parë të Ramës dhe Bashës në Bruksel, por sidomos shpërthimi i konfliktit për zgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm. Vetë kryeministri po e përdor mjeshtërisht këtë tezë, duke e nxitur thashethemnajën për marrëveshjen me deklarata dhe qëndrime, që e bëjnë atë edhe më të besueshme. Dhe duke pasur parasysh gropën, ku gjendej disa javë më parë pas dosjes Habilaj, nuk është se po luan keq dhe ndjehet me kilometra larg që e ka kaluar të keqen më të madhe.
I vetmi i kapur në çark prej kësaj legjende shqiptare, por me plot elementë realë, duket se është Lulzim Basha, i cili ngjan të gjendet i hutuar mes dy zjarreve, pa e gjetur dot se kush prej tyre e përvëlon më shumë. Dhe arsyeja kryesore e këtij ngërçi është keqkuptimi që ai ka vetë për rolin dhe peshën e përgjegjësisë që i takon si udhëheqës i Partisë Demokratike.
Por mbi të gjitha, për shkak të fantazive që ka ushqyer mungesa e transparencës për atë që ka ndodhur mes tij dhe kryeministrit mesnatën e 17-18 majit, e cila në të gjitha rastet ka rënduar fort mbi shpinën e brishtë të Lulzim Bashës. E cila, në fakt, është tërësisht përgjegjësi e tij, si një refleks i konceptit të gabuar që ai ka për politikën dhe për shtetin në një shoqëri të lirë.
Dhe tani ka mbërritur në një pikë, që, nëse i ka mbetur ndonjë këshilltar jo dizastër rrotull tij, dikush duhet t’i thotë se nuk e ka pasur dhe nuk do ta ketë ndonjëherë problemin pse bën marrëveshje me kundërshtarin, ndaj nuk ka pse të gënjejë dhe as të kompleksohet prej kësaj.
Halli kryesor që ka sot Lulzim Basha është se përse, kur e kandisin apo e tundojnë të bëjë marrëveshje, fiton gjithmonë ai tjetri dhe humbet rëndë Partia Demokratike. Dhe si ka mundësi që në një botë që po bëhet çdo ditë e më e tejdukshme edhe për shkak të zhvillimit të vrullshëm të teknologjisë, ai nuk bën transparencën më minimale, se si e arrit dhe për çfarë e bëri nënshkroi marrëveshje. Është një borxh që ia ka publikut shqiptar, por nëse kapaciteti i tij nuk mbërrin deri aty, të paktën të shkonte deri tek anëtarët e Partisë Demokratike.
Ai nuk ka si ta dijë, por ne që kemi qenë këtu, e mbajmë mend se nuk ka qenë e lehtë edhe për vetë Sali Berishën që të qartësojë anëtarësinë e Partisë Demokratike për marrëveshjen me Fatos Nanon, që kulmoi me presidentin konsensual Alfred Moisiu. E cila, tek e fundit, rezultoi si prelud i fitores së zgjedhjeve të vitit 2005, që rikthyen në pushtet opozitën. Që do të thotë, se e certifikoi historia, sepse i dha të drejtë. Po kryetari i sotëm i opozitës me çfarë do të mburret? Me rezultatet e 25 majit apo me shndërrimin e përvjetorit te 27-të të PD në një vaki politike?
Personalisht, kam qenë nxitës i marrëveshjes së 18 majit, duke i kërkuar në mbledhjen e grupit parlamentar Lulzim Bashës që të gjente një zgjidhje dhe të mos e linte Partinë Demokratike jashtë sistemit. Dhe unë, pavarësisht çfarë ka ndodhur, nuk i heq as një presje atij qëndrimi.
Natyrisht, që jam shumë i qartë, se po të ishte për mua, Lulzim Basha nuk do ta bënte kurrë atë marrëveshje, por kjo pak rëndësi ka. Ajo që ka vlerë sot për publikun dhe për anëtarët e Partisë Demokratike nuk është frika nëse vazhdon apo do të riciklohet marrëveshja mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por që ky i fundit është kaq i pazoti dhe i kompromentuar, saqë ia hedhin gjithmonë. Sepse ai, si të gjithë të dështuarit e kësaj bote, kërkon luftë, atëherë kur duhet të bëjë paqe, dhe bën paqe, atëherë kur duhet të shpallë luftë.

Tags: Edi RamaLulzim Bashamarreveshja
Previous Post

VIDEO/ Luante me telefonin, ngatërron rrugë e përplaset nga makina

Next Post

“Në thelb i kalbur”, koncesionari i skanimit përballet me akuza të reja për korrupsion

droni

droni

Next Post
“Në thelb i kalbur”, koncesionari i skanimit përballet me akuza të reja për korrupsion

“Në thelb i kalbur”, koncesionari i skanimit përballet me akuza të reja për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.