• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbi 27 mijë shqiptarë kërkuan azil në 2017, kryesojnë Gjermania e Franca

droni by droni
7 December, 2017
in Kronika, Rajoni
0
Mbi 27 mijë shqiptarë kërkuan azil në 2017, kryesojnë Gjermania e Franca
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
27.575 qytetarë nga Shqipëria kërkuan azil në vendet e BE-së gjatë vitit 2017. Gjermania është në krye të vendeve të preferuara, e ndjekur nga Franca.

Shpresa vdes e fundit. Kështu më thotë Agroni, i ulur në një stol, pranë tezgës së tij ku shet fruta-perime. Ai shpreson që Gëzimi, djali i tij i madh, do t’ia dalë të qëndrojë në Gjermani, ku ka mbritur para tre muajsh dhe ka kërkuar azil. Edhe pse lajmet nuk janë aspak të mira për shpresën e Agronin. Javën e kaluar një avion solli në Rinas 41 azilkërkues nga Gjermania dhe Franca të cilëve u qe refuzuar azili. Një muaj më parë numri i të riatdhesuarve nga Gjermania, Franca dhe Belgjika ishte 500.

“Ndofta djali im ka fat. Kemi bërë një sakrificë të madhe, u kemi paguar 1300 euro atyre që i sollën dokumentat dhe e ҫuan në Gjermani. Para e madhe për xhepin tim të varfër… eh, atë që të bën fëmija, nuk ta bën Perëndia. Nuk do të jetojë në fshat, nuk do të shesë në këtë tezgë bashkë me mua. Do një jetë më të mirë, do një të ardhme më të mirë. Tani Gëzimi po mëson gjermanisht në kamp. I pëlqen të bëhet punonjës social. Inshallah nuk e kthejnë, Inshallah gjen një kontratë pune.” – thotë ai me shpresën e rreme, të ushqyer nga ata që i morën 1300 eurot.

Albanien Tirana Asylsuchende (DW/A. Ruci)

Në muajt e parë të vitit 2018 Gëzimi do të marrë përgjigje për kërkesën e tij. Në faqen zyrtare të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët, Jutta Cordt, Presidente e kësaj zyre bën me dije se „kërkesat e bëra gjatë vitit 2017 po shqyrtohen dhe përgjigja do të jepet brenda  2 muajve”.

EUROSTAT- 27.500 shqiptarë kanë kërkuar azil gjatë viti 2017

Gëzimi është njëri prej 27.500 shqiptarëve që kërkuan azil këtë vit në vendet e BE-së, shifër e konsiderueshme në raport me popullsinë e Shqipërisë prej 2.9 milion banorësh. Gjermania mbetet edhe këtë vit në krye të vendeve të BE ku kërkuan azil 15.495 qytetarë nga Shqipëria, e ndjekur nga Franca me 8.875 kërkesa dhe Holanda me 1.545.  Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani sipas Eurostatit është 30% më i ulët se vitin e kaluar.  Në 7.000 vendimet e marra nga aplikimet e shqyrtuara deri tani, nga vendet e BE për qytetarët e  Shqipërisë, vetëm 335 prej tyre nuk u refuzuan.

Logo Eurostat

Dy vjet më parë, në tetor 2015, autoritetet gjermane e përfshinë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta, gjë që u ndoq edhe nga vende të tjera të BE-së. Sipas Konventës së Gjenevës, që përbën Ligjin Ndërkombëtar dhe Ligjit  të BE për Azilin dhe Procedurat e tij, një vend konsiderohet i sigurtë  kur ka  një sistem demokratik, kur nuk ka persekutim politik, nuk ka rrezik për ushtrim dhune ndaj qytetarëve dhe kur nuk ka konflikt të armatosur. Klasifikimi “vend i sigurtë” përjashton mundësinë për qytetaret e ketyre vendeve qe të pranohen kërkesat e  tyre për azil, pasi ato nuk janë legjitime. Por fluksi i azilkërkuesve nga Shqipëria, si e tregojnë edhe shifrat e Eurostat-it, vazhdon të egzistojë edhe pse në rënie në krahasim me vitin e kaluar, edhe pse shanset për të marrë përgjigje pozitive nga autoritetet  e Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjera të BE janë pothuajse zero.

Pse shqiptarët kërkojnë të emigrojnë?

Agroni me punën e tij mban familjen me 4 fëmijë. Gruaja nuk punon, kujdeset për ekonominë e vogël që kanë në fshat. Çdo ditë, në diell dhe shi, ai niset që pa gdhirë nga fshati me një makinë të vjetër, merr mallin në magazinat qendrore të fruta- perimeve kur nuk  ka mall nga fshati dhe shet deri sa fillon të ngryset. Por të ardhurat janë të pakta dhe mezi ia del të jetojë dhe të ҫojë fëmijët në shkollën e fshatit. Të ardhurat që i mbeten pasi i paguan taksat Bashkisë për tezgën e tij, faturat e energjisë elektrike, të ujit janë shumë të ulta.

Kassel-Airport Freiwillige Ausreise von Asylbewerbern (picture-alliance/dpa/U. Zucchi)

Por situatën e Agronit e përjetojnë shumë familje në Shqipëri për shkak të pagave të ulta dhe papunësisë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, (Nëntor 2017) paga mesatare netto është 347 Euro në muaj, shifër kjo që është më e ulta në Europë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Në rajon, sipas burimeve të njëjta,  pagën më të lartë mesatare e ka Mali i Zi me me 509 euro në muaj, ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 439 euro, Bullgaria me 423 euro, Serbia 407 euro, Kosova  405 euro dhe Maqedonia 372 euro. Punësimi gjatë vitit 2017 është rritur me 6-7% por përsëri papunësia, sidomos tek të rinjtë mbetet e lartë.

Azilkërkimi- zotim i autoriteteve të Tiranës për ta ndaluar

Aida Hajnaj, Drejtore për pikat kufitare dhe emigracionin në Policinë e Shtetit thotë për DW se Shqipëria ka ndërmarrë masa të rrepta për të ndaluar ҫdo fluks azilkërkimi në vendet e BE-së.

“Po godasim grupet dhe rrjetet kriminale të trafikantëve që u shesin qytetarëve të Shqipërisë dokumenta të fallsifikuara për të kërkuar azil në Gjermani, Francë apo vende të tjera të BE si edhe operatorë turistikë të përfshirë në biznesin e dokumentave fallco. Janë shtuar procedurat dhe kërkesat për cilindo nështetas shqiptar që udhëton drejt vendeve të BE. Ndjekja penale e prindërve që braktisin fëmijët e mitur në vendin e zonës Schengen, për t’i përdorur më pas dhe kërkuar azil, ka dhënë rezultate. Bashkëpunimi ynë me policinë franceze po ecën shumë mirë. Në mes të këtij muaji, javën e ardhshme në Tiranë, pritet të vijë dhe diskutojë me autoritetet e këtushme ҫështjen e azilantëve nga Shqipëria, Ministri i Brendshëm i  Francës, Gérar Collomb” thotë për DW Aida Hajnaj.

Zotimi i qeverisë  së Tiranës për të ndaluar azilkërkimin lidhet edhe me perspektivën europiane të vendit dhe ambicien për të hapur me BEnҫ negociatat e anëtarësimit. Ndalim i azilkërkimit nga qytetarët e Shqipërisë nuk bën pjesë në prioritetet e caktuara nga Brukseli për hapjen e negociatave, në krye të të cilave qëndron progresi në reformën në drejtësi. Por 27.500 qytetarët e Shqipërisë që kërkuan azil në vendet e BE gjatë 2017-ës janë një shqetësues për Brukselin lidhur me standardin ekonomik të Shqipërisë dhe ruajtjen e kapitalin te saj më të ҫmuar për progres: rininë. DW

Tags: Azilkerkuesfrancegjermanishqiptareviti 2017
Previous Post

VIDEO/ Marrëdhënie seksuale me mbi 100/km në orë, çifti që skandalizoi të gjithë

Next Post

VIDEO/ Luante me telefonin, ngatërron rrugë e përplaset nga makina

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Luante me telefonin, ngatërron rrugë e përplaset nga makina

VIDEO/ Luante me telefonin, ngatërron rrugë e përplaset nga makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.