• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ditë të këqia për refugjatët në Gjermani

admin by admin
10 February, 2017
in Rajoni
0
Ditë të këqia për refugjatët në Gjermani
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Federata dhe landet gjermane do të përshpejtojnë dëbimet nga Gjermania. Bazë është një plan 16-pikësh i federatës, por ai është kontestuar nga opozita e organizatat e azilantëve.

Për një “zbatim më të mirë të detyrimit të riatdhesimit”, qeveria gjermane do të përgatisë së afërmi një projektligj pas takimit të enjten në mbrëmje (09.02) mes krerëve të landeve dhe kancelares Merkel. Mbajtja në vëzhgim do të zgjerohet me 10 ditë për ata azilkërkues të refuzuar që duhet të kthehen, për të penguar largimin e tyre në drejtim të paditur. Merkel theksoi, se Gjermania u ofron mbrojtje atyre që “kanë nevojë për ndihmë humanitare”.

Në muajt në vijim pritet që Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) pritet të refuzojë “rregullisht një numër të madh” kërkesash për azil, të atyre personave, që nuk kanë nevojë për t’u marrë në mbrojtje në Gjermani, pra numri i atyre personave që duhet të largohen nga Gjermania në vitin 2017 do të rritet më tej. Një dokument – plan 16-pikësh i federatës ishte edhe baza e takimit të krerëve të landeve me kancelaren Angela Merkel të enjten në mbrëmje Qëllimi, sipas ministrit të Brendshëm, Thomas de Maziere është të arrihet “tek një përpjekje e përbashkët” për të përmirësuar politikën e kthimit të refugjatëve.

Pikat kryesore në dokument:

– Qendra grumbullimi për personat që duhen kthyer. Kush nuk ka shans për azil, do të vendoset në të ardhmen në një qendër të tillë grumbullimi. Parashikohet edhe një “Qendër për mbështetjen e rikthimit” – e cila do të ndihmojë për organizimin e dëbimeve në grup të refugjatëve, por edhe sigurimin e “dokumentacionit të nevojshëm në raste problematike”. Dëbimet shpesh ngecin në vendet e origjinës, të cilat shpesh nuk i dërgojnë dokumentet e identifikimit ose i dërgojnë ato me vonesë.

– Krahas qendrave të grumbullimit pritet të krijohen edhe “Qendra federale dëbimi” – ku azilkërkuesit e refuzuar të mbahen në ditët e fundit para dëbimit të tyre.

-Personat që njihen si rrezikuesit, të huaj, të cilët rrezikojnë drejtpërdrejtë sigurinë do të dëbohen më shpejt. RRegulloret për këtë do të thjeshtohen.

-Krijimi i impulseve për kthimin vullnetar – personat e prekur marrin një ndihmë të caktuar, nëse vendosin të kthehen vullnetarisht, sa më shpejt që të largohen, aq më e madhe do të jetë kjo ndihmë. Federata do të vërë në dispozicon këtë vit 40 milionë euro dhe 50 milionë për programet e riintegrimit.

-Këshillime për kthimin – azilantët pa perspektivë qëndrimi, gjë që prek shumë azilkërkues nga vendet e Ballkanit, do të këshillohen për rregulloret e qëndrimit menjëherë në momentin që mbërrijnë në Gjermani.

Kritika për përshpejtimin e dëbimeve

Kritika të forta nga planet për dëbime më të shpejta vijnë nga landet e qeverisura nga koalicioni i socialdemokratëve, të majtëve dhe Të Gjelbrit. Kryetarja e partisë së Gjelbër, Simone Peter e cilësoi këtë zgjidhjen e gabuar, sepse kompetencat e landeve ngrihen në nivel federate, më mirë landet të punojnë të çojnë fëmijët në shkollë, tha Peter.

Edhe nga organizatat që ndihmojnë refugjatët vijnë kritika. Günter Burkhardt, nga organizata ProAsyl thotë se “kjo është problematike, sepse Zyra Federale, BAMF zhvillon procedurat e përshpejtuara duke injoruar standartet për këtë.” Edhe sindikata e policisë, (GdP) është skeptike. “Duhet të jemi të kujdesshëm të mos sakrifikojmë vlerat dhe konceptin tontë për drejtësinë me aksionizëm, vetëm për të dëbuar disa javë më shpejt njerëzit pa perspektivë qëndrimi”, thotë kreu i sja, Jörg Radek.dw

Previous Post

A doni ta zgjasni “veglën” edhe 3 cm

Next Post

ARRESTIMI/Marsel Selamaj, dënim mafiozësh në Itali

admin

admin

Next Post
ARRESTIMI/Marsel Selamaj, dënim mafiozësh në Itali

ARRESTIMI/Marsel Selamaj, dënim mafiozësh në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.