Një person i rrezikshëm në Itali por i qetë në Tiranë u arrestua sot nga policia shqiptare.
Marsel Selamaj, 36 vjeçar ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi ishte dënuar me 20 vjet burg.
Policia informon se Marsel Selamaj ishte dënuar nga Gjykata e Napolit, Itali me 20 vjet burg për veprën penale ‘Organizatë kriminale’ dhe ‘Shfrytëzim Prostitucioni’.
Njoftimi për arrestimin e Selamajt me qëllim ekstradimin në Itali u mësua sot.











