Një debat i ashpër ka shpëthyer në vend dhe “molla e sherrit” mes palëve politike është bërë procesi për zgjedhjen e pasuesit të Adriatik Llallës. Teksa mazhoranca po nxiton për të emëruar në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, një kryeprokuror të përkohshëm, opozita e cilëson këtë lëvizje si tentativë për të marrë peng sistemin e drejtësisë.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka qenë i qartë, teksa ka nënvizuar se asnjë zgjedhje antikushtetuese e Prokurorit nuk do të pranohet si e mirëqenë nga opozita. Ndërkohë kryeministri Edi Rama i kapur në panik, me dy postime rradhazi në Facebook i kërkon Bashës që të ulen në bisedime për një marrëveshje të re për shqiptarët, që do të zgjidhte ngërçin e krijuar.
“LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën”, shkruan Rama në Facebook.












