Në rrugën nacionale Burrel-Bulqizë ka noddhur një aksident i rëndë, teksa një automjet ka rënë në lumin Mat, në rrethana ende të paqarta. Mësohet se drejtuesi i mjetit arriti që të shpëtonte duke dalë në kohë, përpara se makina të përfundonte në lumë.
Shoferi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, fatmirësisht nuk pësoi dëmtime. Sipas policisë ngjarja ndodhi gjatë natës, por u njoftua në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Autoritetet po punojnë për nxjerrjen e makinës nga uji, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.












