• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA E RRALLË/ Nëna e mbretëreshës Geraldinë: Orët e tmerrit mes lindjes së Lekës dhe pushtimit italian

droni by droni
6 December, 2017
in Dosje, Kronika, Kryesore, Politika, speciale, Telegram
0
INTERVISTA E RRALLË/ Nëna e mbretëreshës Geraldinë: Orët e tmerrit mes lindjes së Lekës dhe pushtimit italian
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar, të hënën e 17 prillit 1939, në faqet nr. 1 dhe nr. 3, rrëfimin e nënës së mbretëreshës Geraldinë, e cila gjendej në Tiranë në momentin kur Italia fashiste nisi të pushtonte Shqipërinë.
Zonja Girault, vetëm pak kohë pasi ishte kthyer në vendbanimin e saj, në Nice të Francës, ka dhënë një intervistë në të cilën ka shpjeguar qëllimin e vizitës së saj në kryeqytetin shqiptar, po ashtu edhe arsyet e ndarjes me vajzën e saj dhe largimin e përshpejtuar nga Shqipëria.

* Në vijim, do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”.

“Rroftë Daladier! Rroftë Franca!”, bërtisnin në Tiranë, ndërsa aeroplanët italianë vërtiteshin në qiell – tha Zonja Girault – nëna e mbretëreshës Geraldinë. Kështu, ajo na rrëfeu vuajtjen e vajzës së saj, e cila duhej të arratisej nga Shqipëria me fëmijën e saj të porsalindur.

(Nga ana e korrespondentit tonë të veçantë) – Nice, 16 Prill.

– Tërë jetën time, unë do t’i mbaj mend këta njerëz të Tiranës, të mbledhur, në prag të pushtimit, para ambasadës së Francës. Unë ende i dëgjoj thirrjet e tyre: “Rroftë Franca ! Rroftë Daladier!”.

Zonja Girault, kolonele, ish-kontesha Apponyi, nëna e Mbretëreshës së vogël Geraldinë, e cila na mirëpriti gjatë kthimit të saj në Nice, vazhdoi rrëfimin e orëve patetike që ajo kishte jetuar në Tiranë, pranë vajzës së saj.

– Më 16 mars, u largova nga qyteti i Nicës me fëmijët e mi për në Tiranë, ku prisnim një ngjarje të lumtur. Sapo arritëm në pallatin mbretëror, ndjeva se ankthi ishte i përgjithshëm. Merrnim, me sa duket, ultimatum pas ultimatumi !

– Kaluan dy javë në pritje të ngjarjeve. Më 5 prill, më në fund, herët në mëngjes, mbretëresha lindi një princ të vogël.

– Qe një situatë shumë e vështirë. Vajza ime iu nënshtrua një operacioni tepër delikat që zgjati më shumë se një orë. Ndërkohë që dridheshim për jetën e saj, qarkullonin thashetheme, në fillim alarmuese, pastaj qetësuese: “Italianët zbarkuan… Ata janë zmbrapsur… “. Kaluam një natë të tmerrshme. Sapo u siguruam për gjendjen shëndetësore të mbretëreshës, erdhi urdhëri që të largoheshim menjëherë nga qyteti.

Kolonelja Girault, në një gjendje emocionale, të cilën e përmbante me vështirësi, vazhdoi rrëfimin e saj:

– Urdhri ishte i formës së prerë. Burri im dhe unë duhet të ndaheshim nga mbretëresha. Si do ta gjenim? Çfarë do të bëhej me të? Aeroplanët italianë rrotulloheshin mbi çatitë e Tiranës. Në rrugë, shqiptarët, të merakosur e të hutuar, vraponin, burrat për të marrë armët e tyre, ndërsa gratë dhe fëmijët maleve. Avionët e zhurmshëm italianë, gjatë fluturimit, lëshonin trakte nga qielli. Ne ishim të kërcënuar nga një bombardim që, në pak minuta, e rrafshoi kryeqytetin… Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, mendoja për vajzën time që ishte në një gjendje tejet të dobët… Më në fund, ne u larguam, me zemër të thyer, për në kufirin jugosllav… Ne arritëm atje më 7 prill.

– Ndërkohë, vajza ime, më pak se tridhjetë e gjashtë orë pas lindjes, e shtrirë mbi një barelë të instaluar në një ambulancë, udhëtoi në rrugë të mjerueshme, gjatë 400 kilometrave, përpara se të arrinte në Greqi.

Kolonelja Girault, pas një momenti heshtjeje, na rrëfeu më në fund:

– Kur burri im dhe unë po afroheshim pranë kufirit jugosllav, ne pamë, të tronditur, dëmin që kishin shkaktuar predhat italiane në portin e vogël të Shëngjinit. Nga këto shpërthime të jashtëzakonshme kishte diçka absurde dhe barbare. Me të vërtetë, pyesnim veten se si një gjë e tillë mund të ishte e vërtetë!

– Burri im dhe unë jemi në gjendje të themi se asnjë italian nuk është ngacmuar në Shqipëri. Ndërsa largoheshim nëpër këto fshatra të frikësuar, ku mbretëronte një panik i tmerrshëm, ne nuk mund të kuptonim, dhe askush nuk mund t’i kuptonte thirrjet italiane që flisnin për tradhtinë e mbretit Zog. Të gjithë shqiptarët, njerëz krejtësisht paqësor, e adhurojnë mbretin e tyre dhe janë të gjithë patriotë.

Pasi e pyetëm Zonjën Girault, nëse ajo kishte lajme për vajzën e saj, ajo u përgjigj se një telegram nga Larisa i ka sjellë lajme të shkëlqyeshme për shëndetin e ish-mbretëreshës.

Le të shtojmë se mbretëresha Geraldinë gjendet e shoqëruar në Larisa, jo vetëm nga burri i saj dhe një gjinekolog i mirënjohur grek, por edhe nga nëna e saj e dytë, kontesha Szarthos – që e ka rritur në Budapest – e cila, siç e thamë, ka arritur dje pranë saj.

Tags: Giraultnena e mbretereshes Geraldine
Previous Post

VIDEO/ Studentët qiraxhinj harrojnë tenxheren në zjarr, merr flakë apartamenti

Next Post

VIDEO/ Ja si festohej çlirimi i Shqipërisë në 28 nëntor të vitit 1945, edhe me flamujt e aleatëve amerikanë e britanikë

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Ja si festohej çlirimi i Shqipërisë në 28 nëntor të vitit 1945, edhe me flamujt e aleatëve amerikanë e britanikë

VIDEO/ Ja si festohej çlirimi i Shqipërisë në 28 nëntor të vitit 1945, edhe me flamujt e aleatëve amerikanë e britanikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.