Në Konventën Zgjedhore të Tiranës që Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar nuk kanë munguar kritikat për situatën e vendit dhe kultivimin e kanabisit.
Ka qenë nënkryetari i LSI Luan Rama, që në fjalën e tij përshëndetëse tha se të gjithë ata të rinj e të reja në sallë nuk e meritojnë të jenë pjesë e një Shqipërie të kanabizuar, duke nënkuptuar kështu situatën e rëndë të kultivimit të trafikut të lëndëve narkotike.
“Kur ju dëgjoj ju të rinjve të LSI këtu, unë them se ju nuk e meritoni të jeni pjesë e një vendi të kanabizuar. Ju nuk e meritoni këtë Shqipëri të kanabizuar.” tha Luan Rama











