• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dorëheqja e 8 mjekëve të Urgjencës, doktori Vargu: Ikim se s’ka medikamente e dhoma, njerëzit presin me ditë në stola për…

droni by droni
6 December, 2017
in Kronika
0
Dorëheqja e 8 mjekëve të Urgjencës, doktori Vargu: Ikim se s’ka medikamente e dhoma, njerëzit presin me ditë në stola për…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

8 mjekë të Urgjencës Qendrore në QSUT njoftuan ditën e djeshme se do të japin dorëheqjen për shkak të kushteve të rënda të punës. Në shkresën që i kanë dërguar drejtorit të përgjithshëm të kësaj qendre spitalore, Enkelejd Joti, mjekët kanë listuar të gjitha arsyet që i kanë çuar në marrjen e këtij vendimi. “Kushtet e punës së stafit mjekësor nuk plotësohen bazuar në kontratën punëdhënës-punëmarrës. Mbingarkesa me të sëmurë të shtruar që qëndrojnë mbi 48 orë në Urgjencë për mungesë vendesh në pavionet e tjera e moszbatimi i urdhrave të nxjerrë nga drejtoria, kemi marrë vendim që të tërhiqemi nga pozicioni ynë i punës, duke lajmëruar 30 ditë përpara”, – citohet në shkresën dërguar edhe Presidentit, kryeministrit e ministres së Shëndetësisë.

Në një intervistë ekskluzive për“Gazeta Shqiptare”, Petrit Vargu, një prej mjekëve të Urgjencës që ka firmosur dorëheqjen tregon disa prej problematikave kryesore me të cilat ata përballen përditë në vendin e punës. Gjithashtu, ai thekson se shefi i Urgjencës nuk ka të drejtë të flasë në emër të mjekëve që firmosën peticionin e bën me dije se këta të fundit nuk kanë qenë prezent në takimin që zhvilloi zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli pas letrës së dorëheqjes kolektive. Vargu më tej thotë se nëse situata nuk përmirësohet, do të heqë dorë nga pozicioni i punës. Respektivisht 8 mjekët që kanë dhënë dorëheqjen janë: Petrit Vargu, Elton Calliku, Petrit Gjorgji, Besmir Kocia, Jonida Kito, Eqerem Hasani, Afrim Yzeiraj dhe Etiomena Bracaj.

Cila ishte arsyeja që ju firmosët letrën e dorëheqjes nga QSUT?

Natyrisht e kam firmosur këtë peticion e jam njeriu që kam denoncuar i pari këtë drejtim të gabuar që ka marrë shëndetësia shqiptare. Ne jemi mjekë dhe kemi një kod pune dhe një ndërgjegje. Nëse duam të jemi moskokëçarës, mund të vijmë në punë, mbarojmë 8- orarëshin dhe largohemi në shtëpi. Por mjekët janë ato grupe profesionesh, që kanë një jetëgjatësi më të shkurtër dhe për këtë asnjëri nuk ia di sakrificat mjekut, pavarësisht stresit që kalojmë për jetën e pacientit që na është besuar.

Sa të vështira paraqiten kushtet në të cilat punojnë mjekët e Urgjencës në këtë qendër spitalore?

Kushtet e vështira nuk janë për ne, por për pacientët. Ne nuk jemi si ata që drejtojnë, pasi për ta rëndësi ka që të mos merren vesh problemet nga media e gjithçka shkon fjollë. Por, ne, mjekëve të Urgjencës së QSUT-së na vret ndërgjegjja, sepse çdo ditë që kalon, ka më pak medikamente. Dhomat nga dyshe, kanë kaluar në dhoma katërshe. Na vret ndërgjegjja sesi njerëzit që vijnë në Urgjencë rrinë nëpër stola e presin me ditë për t’u shtruar në spital. Sipas shifrave që kam siguruar nga kolegët, janë mbi 60 kartela që janë në pritje për t’u shtruar e mbas këtyre numrave fshihen jetë njerëzish që presin ndihmë.

Cili është reagimi juaj në lidhje me deklaratën e shefit të Urgjencës?

I vetmi mjek që nuk firmosi peticionin e kanë nxjerrë për të folur në emër të mjekëve që firmosën dhe kjo është qesharake, pasi ai nuk ka të drejtë të flasë.

A ishit të pranishëm gjatë takimit të mjekëve të Urgjencës me zv.ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli pas publikimit të peticionit?

Unë nuk isha, sepse takimi ishte selektiv. Nuk ishte i pranishëm asnjë nga mjekët që organizuan peticionin.

Cili është reagimi i Drejtorisë së QSUT-së në lidhje me peticionin tuaj?

Që të reagosh, duhet të dish. Në fillim kanë kundërshtuar që ekziston një letër e tillë e më pas kur nuk kishin më se çfarë të thoshin, nxorën variantin sesi ka arritur kjo letër te mediat. Si mund të reagojnë kur pacientët janë nga 5-6 veta në një dhomë në zonën e kuqe dhe nga 4 veta në zonat e tjera. Kjo është antihigjienike, edhe në burg nuk qëndrohet ashtu.

A jeni të kënaqur me pagat dhe a qëndroni jashtë orarit në krye të detyrës?

Jashtë orarit absolutisht jo. Ndërsa në lidhje me pagat mund të them se pagat e mjekëve janë si pagat e gjithë shqiptarëve të tjerë, ne e dimë varfërinë ku ndodhet populli, por nuk kërkojmë luks, kërkojmë dinjitet.

Mendoni se pas peticionit të mjekëve të Urgjencës, do të përmirësohet situata?

Kjo situatë, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë, do të përmirësohet në mënyrë artificiale, por nuk ka vizion, nuk ka shpresë që të përmirësohet përfundimisht, pasi mungon strategjia dhe taktikat. Nuk ka asgjë të re, e me “frymën e shenjtë”, asgjë nuk përmirësohet.

A do tërhiqeni nga vendi juaj i punës nëse situata nuk përmirësohet?

Kjo është një zgjedhje individuale, por unë personalisht po./GSH.al/

Tags: doktori Vargudoreheqja e mjekeveMedikamentepresin njerezit ne stolaska kushte
Previous Post

FOTO/ Rama flet si ‘kodra mbas bregut’, presion BE-së me dashurinë për Kinën dhe Rusinë

Next Post

VIDEO/ Policia arreston 3 tiransit me makinën plot me kanabis, ja emrat…

droni

droni

Next Post
Kapshticë, një djalë dhe një vajzë “shoqëronin” 20 kg kanabis

VIDEO/ Policia arreston 3 tiransit me makinën plot me kanabis, ja emrat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.