Gjatë natës së kaluar, janë grabitur ambientet e “Zjarr” TV, në Yzberisht.
Kamerat e sigurisë së këtij televizioni, kanë filmuar gjithçka.
Në vendngjarje shkoi edhe Policia, por ende nuk ka informacion për identifikimin e mundshëm të grabitësve.
https://www.facebook.com/ZjarrTelevizion/videos/2042347292663713/
“Ku po jetojmë?!
Kur grabitet një televizion i pajisur me kamera sigurie, çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë?
Grabitja nga fillimi deri në fund”, shkruhet në faqen e Facebook të Zjarr televizion.











