Një shofer shqiptar është arrestuar me 2 kilogramë heroinë në portin e Barit. Mediat e huaja shkruajnë se në pranga është vënë shoferi i një kamioni identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Droga u zbulua nga Guardia Di Finanza gjatë një kontrolli në portin e Barit.
Mediat italiane raportojnë se heroina ishte mbështjellë në pesë pako celofani, ndërkohë që ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit.
Po ashtu, u sekuestruan dhe disa telefona, ndërsa vijojnë hetimet se për kë ishte destinuar droga si dhe rrjeti i trafikuat.












