Menjëherë pas përmbytjeve që goditën territorin e administruar nga Bashkia Kamëz, eksavatorët janë rikthyer në punë për të vazhduar pastrimin e kanalit në Valias. Ekskavatori gjatë punimeve ka nxjerrë bashkë me llumin edhe një karabinë me 10 fishekë si dhe një palë pranga.
Ishin banorët e zonës që e panë armën tek u nxor nga poshtë urës që lidh Valiasin e vjetër me Valiasin e ri dhe njoftuan mënjëherë policinë. Arma e gjetur do t’i nënshtrohet testit balistik dhe analizave të tjera për t’u parë nëse është përdorur për ndonjë krim të mundshëm.












