Qeveria e Kosovës ka votuar pro që stadiumi i ri nacional i Kosovës të ndërtohet në Drenas. Kësisoj ka rënë poshtë edhe zyrtarisht ideja që stadiumi të ndërtohet në Bërrnicë ku ishte paraparë më parë. Ka qenë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi që kë propozuar që ndërtimi i stadiumit nacional të ndërtohet në Drenas.
Me shumicën e votave pro nga ministrat e pranishëm, kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj ka aprovuar këtë propozim të ministrit Shala. Kësisoj edhe zyrtarisht zona Ekonomike e Gllogocit është vendosur si lokacion për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës. Punimet për ndërtimin e stadiumit nacional pritet të fillojnë në vitit 2018./telegrafi/











