Policia greke ka ndaluar një vajzë shqiptare, e cila ishte pasagjere në autobusin e linjës Kakavijë-Janinë. Uniformat blu ndaluan autobusin e linjës Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e Kallpaqit. Ata urdhëruan shoferin të ndalonte dhe kërkuan të verifikonin një vajzë shqiptare, që kishte hipur në këtë autobus sapo kishte kaluar kufirin. Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën e vajzës 24 -vjeçe, 7 pako me 7 kg 550 gram marijuane. Policia sekuestroi drogën dhe një celular, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen.











