Policia e Durrësit ka ndaluar ditën e djeshme në ambientet e portit një shtetas italian me iniciale G.I., që kishte me vete një pajisje të dyshimtë. Ai po nisej për Itali kur u ndalua, ndërsa para efektivëve blu, ka deklaurar se pajisja maste cilësinë e ujit. Policia ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një pajisje përgjimi.
Italiani po mbahet i shoqëruar në komisariat, por mësohet se ai nuk ka treguar se nga kush u kontaktua për shërbimin që dha. Sipas hetuesve deklaratat e italianit janë tepër të dyshimta, pasi pajisja kryen shërbime, të cila nuk kanë fare lidhje me cilësinë e ujit. Gjithashtu bëhet me dije se G.I. shoqërohej nga një shtetase italiane. Në foton e publikuar nga ‘BW’ shihet një pajisje mjaft e ndërlikuar.













