Menaxhimi i situatës së krijuar nga përmbytjet në Tiranë është kritikuar ashpër nga këshilltari i PD-së për bashkinë e kryeqytetit, Fabian Topollaj. Ai e cilëson Erion Veliajn një dështak, teksa i kujton përmbytjen tek ‘City Park’. “Veliaj është dështak. Një kryeqytet, ku me 2 orë shi përmbytet qendra më e madhe tregtare, një nga bizneset kryesore të vendit, nuk qeveriset, thjesht zhvatet”, shkruan Topollaj në rrjetet sociale.











