Rreth 300 familje në zonën e dukagjinit kanë mbetur të bllokuara nga dëbora dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore në mënyrë të menjëhershme. Banorët bëjnë thirrje për ndihmë urgjente, pasi janë të bllokuar dhe në zonë nuk ka asnjë mjek për të përballuar rastet e sëmundjes. Mësohet se banorët prej 5 ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike, ndërsa qarkullimi është paralizuar në rrugët që lidhin Shkodrën me Dukagjinin. Në aksin Qafë Thore-Theth dëbora ka arritur trashësinë 60 cm dhe e ka bërë rrugën totalisht të pakalueshme.












