Fshati Darëzezë në Fier rrezikon të pushtohet nga ujërat e lumenjëve, ndërsa situata është tepër kritike. Në orët e para të mëngjesit forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë një çifti të moshuar që ishin bllokuara në banesë. Në fillim familja nuk pranoi të evakuohej edhe pse kanë qenë vetë burrë e grua që kanë njoftuar policinë. Banesa e tyre ishte nën ujë dhe është dashur ndihma e zjarrfikëses për t’i shpëtuar dhe për t’i bdinur që të largohen prej aty. Në videon e ‘BW’ shihet qartë ndërhyrja për evakuimin e këtyre dy personave.











