• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DINAMIKA – GRABITJA/ Prokuroria zbardh si ndodhi vjedhja, dhe zbulon shumën e deklaruar si e grabitur

admin by admin
12 February, 2017
in Kronika
0
DINAMIKA – GRABITJA/ Prokuroria zbardh si ndodhi vjedhja, dhe zbulon shumën e deklaruar si e grabitur
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 6 punonjës të një kompanie të sigurimit fizik, të dyshuar si përgjegjës për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Këta persona nuk mundën të siguronin një sasi të konsiderueshme parash, të cilën kishin për detyrë ta transportonin për llogari të një banke të nivelit të dytë nga qendra e bankës deri në aeroportin e Rinasit. Kjo shumë parash u vodh nga disa persona të armatosur në zonën pranë një Universiteti privat, rrugës duke shkuar për në aeroportin e Rinasit.
Shtetasit Dashamir Balla, Endri Daci, Përparim Logu, Gentjan Dedja, Fatmir Gabi dhe Xhelil Metaj u arrestuan në flagrancë nga ana e Policisë, pasi me veprimet e mos veprimet e tyre, nuk kanë arritur të përmbushin detyrën e tyre sipas ligjit, duke sjellë edhe pasojën e rëndë të vjedhjes së parave nga disa persona ende të paidentifikuar. Për këta persona, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë ”arrest me burg” Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, i cili bazohet te referimi i Policisë së Shtetit, si edhe pyetjes së personave nën hetim, e dëshmive të siguruara, ka rezultuar se:
Më datë 09. 02. 2017, rreth orës 12:00, dy automjete të blinduara të Sh.P.S.F “J….”security janë nisur në Banka “xxxxx”, së bashku me punonjësit e sipërcituar, për në drejtim të aeroportit të Rinasit.
Një prej personave përgjegjës të SHPFS deklaron se, rreth orës 12.36, ka njoftuar Drejtorinë e Policisë për lëvizjen e vlerave monetare nga qendra e Tiranës, në drejtim të Rinasit.
Ndërkohë, makinat e blinduara, pasi kanë dalë nga qyteti, janë futur në rrugën e Rinasit. Në rrugën pranë universitetit “Epoka”, në mes të makinave të blinduara, është futur një mjet fuoristradë, e cila fillimisht i ka bllokuar rrugën makinës shoqëruese dhe më pas ka dalë pas saj. Në këtë moment, nga një rrugë dytësore, ka dalë një tjetër mjet tip fuoristradë që ka goditur makinën e blinduar, duke e ndaluar atë. Nga kjo makinë kanë dalë disa persona të maskuar dhe të armatosur, duke qëlluar në drejtim të makinës së blinduar. Një prej personave nën hetim deklaron se ka parë që autorët mbanin rroba me  nënshkrimin “Policia”. Ndërsa personat e tjerë nën hetim deklarojnë se kanë parë që autorët ishin të veshur me rroba të errëta, kryesisht nga ato që veshin forcat speciale, por kanë deklaruar se nuk kishin fiksuar nëse në veshjet e tyre kishte shënime. Ndërkohë, në të njëjtën kohë me përplasjen e mjetit të parë, është sulmuar edhe makinë e shoqërimit nga dy autorë të tjerë.
Nga fuoristrada që ka përplasur makinën e blinduar (të parën në rresht), kanë dalë edhe dy persona, të cilët mbanin në duar çekiç (varre), dhe kanë qëlluar xhamin e parë të makinës. Pasi nuk është thyer xhami i parë i makinës, autori ka goditur xhamin e derës së shoferit, duke e thyer atë dhe kanë detyruar të zbresin në tokë dy punonjësit e SHPSF. Para se të zbrisnin nga automjeti, sipas deklarimeve, një prej punonjësve të SHPSF ka qëlluar 3-4 herë në drejtim të personit që theu xhamin. Po sipas deklarimeve, personi me vare në dorë është larguar dhe aty është afruar një tjetër prej autorëve, i armatosur, i cili ka futur armën brenda kabinës së mjetit nëpërmjet xhamit të thyer, duke i kërcënuar punonjësit e SHPSF-së, të cilët janë detyruar të dalin jashtë.
Autorët kanë filluar që të kërkojnë çelësat e kasafortës nën kërcënimin e armëve. Në të njëjtën kohë, dy autorët e tjerë kanë arritur të neutralizojnë tre punonjësit e SHPSF që ndodheshin në makinën shoqëruese. Pasi autorët nuk arritur të gjejnë çelësin e kasafortës, ata, më anë të një guri fresibël, i cili ndodhej në makinën e tyre, kanë thyer kasafortën, dukë marrë që aty 8 (tetë) thasë me vlera monetare dhe janë larguar në drejtim të urës së Sharkës, në zonën e Vorës, ku kanë braktisur makinat dhe i kanë vënë flakën, konkretisht një automjeti tip Jeep Gran Sheroke dhe një makinë tip Chevrolet. Më tej, autorët janë larguar në drejtim të paditur më një makinë të tretë.
Mjetet që transportonin paratë kanë qenë të pajisura me kamera sigurie, të cilat janë të vendosura, një nga ana e jashtme te dera anësore e makinës së blinduar dhe tjetra është e vendosur brenda
makinës pas shoferit. Personat nën hetim kanë deklaruar se nuk janë në dijeni nëse kamerat janë të lidhura me sistemin e sallës operative të SHPFS “J…..”. Në makinë kanë pasur edhe radion komunikimi dore, me të cilën duhet të komunikojmë me sallës operative të “J…..”, si edhe me makinën shoqërues. Por ditën e ngjarjes, personat nën hetim nuk kanë komunikuar në radio as me sallën dhe as me makinën shoqëruese në momentin e sulmit, pasi sulmi i autorëve ka qenë i shpejtë dhe nuk u ka lënë kohë që të komunikonin në radio.
Në përmbledhje të të dhënave të deritanishme, ka dyshime se numri i autorëve të përfshirë në vjedhje është 6-7 persona. Këta persona janë organizuar në tre automjete; dy prej tyre janë përdorur për të goditur mjetet e shoqërimit të parave, ndërsa në një makinë e tretë janë vendosur thasët me para që janë vjedhur nën kërcënimin e armëve.
Në bazë të përllogaritjes së punonjësve të Bankës, shuma që është ngarkuar atë ditë në mjetet e shoqërimit dhe që rezulton e pa dorëzuar për shkak të vjedhjes, arrin në rreth 3.2 milionë dollarë.

Previous Post

FOTO & EMRI/ Itali, arrestohet “pirati” shqiptar, duhet të shlyejë 16 vjet burg në Shqipëri

Next Post

FOTO/ Fitoi në lotari 1 milion paund, por e reja do të hedhë në gjyq kompaninë

admin

admin

Next Post
FOTO/ Fitoi në lotari 1 milion paund, por e reja do të hedhë në gjyq kompaninë

FOTO/ Fitoi në lotari 1 milion paund, por e reja do të hedhë në gjyq kompaninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.