Përmbytjet e shumta kanë paralizuar qarkullimin në zonën që ndan Fierin dhe Vlorën, ndërsa autoritetet parlajmërojnë përkeqësimin e situatës, me Vjosën që i shton prurjet nga minuti në minutë. Për t’i bërë ballë kësaj situate, Forcat e Armatosura nga shkolla e Trupës në Bunavi dhe të komandës mbështetëse kanë nisur forcimin e argjinaturës së trasesë të hekurdhës Fier-Vlorë.











