Gjendje alarmi në qarkun e Korçës nga përmbytjet. Sipas informacioneve që vijnë nga qarku juglindor, ‘Ura e Zemblakut’ rrezikon të shembet për shkak të reshjeve të shumta. Mëoshet se kjo urë ka pësuar deformim dhe për të shmangur rrezikun për jetët e njerëzve qarkullimi është devijuar në rrugën dytësore. Policia është në vendngjarje dhe ka bllokuar kalimin e mjeteve të tonazhit të lehtë dhe të rëndë. Ura është amortizuar për shkak të vjetërsisë, por edhe për shkak të ujërave të rrëmbyeshëm, duke e kthyer në rrezik për banorët e zonës.












