Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka paralajmëruar se koalicioni PS – LSI nuk do të vazhdojë të ekzistojë.
Në një status në Twitter, Manjani shpreh shqetësimin për sasitë e mëdha të drogës që kapen në Itali dhe Greqi, të nisura nga Shqipëria.
Sipas Manjanit, të gjitha pretendimet e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Policisë së Shtetit për kapjen e drogës nuk janë të vërteta.
“Ende asnjë gram farë hashashi nuk është kapur! Do kemi mbjellje të mbara këtë vit zgjedhor! Koalicioni me hashashin është i mbyllur!”, shkruan Manjani në Twitter.
Pasi u shkarkua, ish-ministri deklaroi se Kryeministrit Edi Rama i është kërkuar nga vende partnere të huaja largimin e Saimir Tahirit për shkak të trafikut të madh të drogës.











