Bashkia e Selenicës në qarkun e Vlorës është një nga më të goditurat prej përmbytjeve dhe nga fotot që vijnë prej terrenit shihet qartë se gjendja është më e rënda e parë ndonjëherë. Qindra hektarë tokë janë mbuluar nga uji si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosë, si dhe është bllokuar qarkullimi përgjatë aksit Selenicë-Vlorë në vendin e quajtur Bishti i Malit.
















