Ndryshe nga reshjet e shiut që kanë shkaktuar dëme të mëdha në zonën e jugut të vendit, këtë paradite qarku i Kukësit është ngritur nën acar. Temperaturat kanë arritur në ekstrem ndërsa bora ka mbuluar pjesën më të madhe të fshatrave. Në rrugë vërehet një prani e madhe lagështire, duke krijuar vështirë të mëdha në qarkullim. Policia Rrugore dhe Emergjencat Civile po monitorojnë situatën në rrugët e qytetit verilindor, për të shmangur aksidentet.












