Jugu i vendit, që është goditur më rëndë nga përmbytjet, rezervon edhe pamjet më të frikshme këtë mëngjes të shtune. Në Sarandë ku është shembur ura e Vanës, disa banorë kanë qenë në rrezik serioz të jetës, pasi furgoni i tyre ka mbetur varur me dy rrotat e para jashtë urës. Fatmirësisht njerëzit kanë shpëtuar duke zbritur me të shpejtë.












