Argjinaturat e lumit Vjosë në zonën midis Fierit dhe Vlorës janë ççarë përfundimisht nga sasia tepër e madhe e ujit, ndonëse intensiteti i reshjeve u ul disi gjatë orëve të mbrëmjes. Në mëngjes uji ka pushtuar shtëpitë në fshatrat Novoselë, Vitore, Mifol, Ferras e Bishan, ndërsa në ndihmë të qytetarëve kanë shkuar Forçat e Armatosura, duke evakuuar 20 banorë nga fshati Ferras.












