Komiteti i Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile u mblodh sot pasdite nën drejtimin e kryeministrit Edi rama për të shqyrtuar gjendjen në vend.


“Nesër presim një situatë aspak të lehtë. Shpresoj që do i përballojmë me maksimumin e gatishmërisë. Ndërsa pas kalimit të kësaj situate do të ulemi për dëmet, askush nuk do të ndihet vetëm”, tha ai.

Parashikimet nga specialistët e EC bëjne fjalë për një përmirësim të lehtë të situatës në veri të vendit, por kërkojnë vëmendje në jug, ku në fundjavë kërcënimi më i madh mbërrin nga Vjosa dhe Semani.
Sipas Emergjencave Civile, prurjet në Vjosë dhe Seman në datën 2 dhe 3 pritet të dhjetëfishohen në krahasim me prurjet para fillimit të reshjeve.

EC thotë se situata do të ketë një përmirësim të lehtë në datën 4 dhjetor e në vijim.












