Kryeqytetit do t’i mungojë uji gjatë orëve të mbrëmjes.
Nëpërmjet një njoftimi, Ujësjellës Kanalizime në Tiranë bën të ditur se për shkak të një remonti në rrjetin shpërndarës, zona e Yzberisht, Unazës së Re dhe Misto Mames mund të kenë kufizime në furnizimin me ujë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme.
Sipas njoftimit, stafi i UKT-së po punon intensivisht për të rikthyer situatën në normalitet furnizimin në këto zona.











