Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme, pranë Vorës.
Makina ka përplasur për vdekje një kalimtar, identiteti i të cilit nuk dihet akoma.
Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, por pa ia dalë të ndalojnë drejtuesin e mjetit, i cili është larguar nga vendi ku ndodhi aksidenti.
Aktualisht policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që po punohet edhe për identifikimin e viktimës.











