Tentohet të grabitet një kazino në zonën e Selvisë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.
Sipas informacioneve të para mësohet se autori ka qenë me pistoletë lodër dhe është goditur me grusht nga roja i kazionosë duke u neutralizuar.
Mësohet se autorit i ka rënë pistoleta nga dora dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ai ka qenë i maskuar por nuk ka mundur të marrë asgjë.
Dyshohet se ai mund të ketë kryer edhe grabitje të tjera në kryeqytet. Policia nuk ka mundur të zbardhë identitetin e tij.












