Policia e Rrugore ka reaguar për bllokimin prej një ore të qarkullimit të mjeteve në autostradë, përballë karburant Kastratit, duke sqaruar se niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra.
Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin si dhe ka dërguar përforcime me patrulla shtesë.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.
Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do tju vijnë në ndihmë menjëherë.











