Uji i shirave të shumtë, ka vërshuar në autostradën Tiranë – Durrës. Disa automjete raportohen të mbuluara nga uji, po ashtu shumë të tjera në trafik mbeten të rrezikuara.
Drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndihmë nga Emergjencat Civile pasi situata po agravon.
Më kritike situata e përmbytjeve në autostradë, është pranë zonës së Kasharit.











