• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Motra e Enver Stafukës në Prokurori, rrëfen për takimin me Durim Bamin

admin by admin
12 February, 2017
in Kronika
0
Motra e Enver Stafukës në Prokurori, rrëfen për takimin me Durim Bamin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas intervistës së dhënë në gazetën “Panorama”, Fitnete Stafuka është thërritur që në mëngjes e më pas edhe në mesditë për të dhënë shpjegime në lidhje me pretendimet dhe emrat e cituar prej saj si të implikuar në rrëmbimin e të vëllait dy vite më parë, në qendër të qytetit të Fushë-Krujës.
Burime nga Prokuroria bënë të ditur se motra e Stafukës është thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me pretendimet që ajo dhe familja e saj kanë rreth autorëve të ngjarjes, me qëllim për t’u shkuar hetimeve deri në fund.
Mësohet se Fitnete Stafuka është pyetur me hollësi rreth ballafaqimit që ka pasur me Durim Bamin në lidhje me zhdukjen e vëllait të saj. Gjithashtu, hetimorët e kanë pyetur me detaje edhe në lidhje me pohimin e Bamit tek ajo për një atentat të kryer ndaj Shullazit.
Gjithashtu, Fitnete Stafuka është pyetur rreth pretendimeve që ka në lidhje me autorët e mundshëm të rrëmbimit të të vëllait, çfarë dinte në lidhje me aktivitetet e tij dhe nëse ai i kishte ngritur ndonjë shqetësim apo i ka treguar asaj krimet e grupit të Durim Bamit. Thirrjen në Prokurori e pohoi dje edhe vetë Fitnete Stafuka.
Sipas saj, pas publikimit të intervistës së saj, Prokuroria e Krimeve të Rënda është vënë në lëvizje dhe prokurorët kanë kërkuar takim në orët e para të paradites me Fitnete Stafukën dhe sërish rreth mesditës është kërkuar një ritakim me të.
Gjatë takimit, asaj i është garantuar se strukturat e këtij institucioni do të verifikojnë të gjitha dyshimet që ka familja rreth identitetit të autorëve, por edhe zbardhjen dhe vënien para drejtësisë së autorëve ende të paidentifikuar, dy vite pas rrëmbimit në qendër të Fushë-Krujës.
Gjatë intervistës së dhënë për “Panoramën”, Fitnete Stafuka u shpreh se familja e saj ka dyshime të forta se përgjegjës për rrëmbimin dhe zhdukjen e Enverit janë Durim Bami dhe Elvis Alla.
“Unë personalisht u kam kërkuar llogari personave, të cilët ishin shokët e tim vëllai, për zhdukjen e tij. Katër-pesë shokë, me në krye Durim Bamin, janë përgjegjës për rrëmbimin dhe zhdukjen e tim vëllai. Elvis Alla ishte personi që e telefonoi të dilte nga shtëpia, duke i kërkuar të pinin një kafe në qendër të qytetit, pasi Enveri e kishte shtëpinë jashtë qytetit. Pasi ka mbërritur në afërsi të qendrës, në vendin ku ndodhi rrëmbimi, Durimi dhe tre persona të tjerë e futën me forcë në makinë. Enverin e prenë në besë shokët e tij, me qëllim që të mos u dilnin krimet që kishin bërë si grup kriminal. Unë isha personi më i afërt i Enverit e i dija të gjitha lidhjet e tij dhe jetën që ai bënte, si dhe me kë rrinte. Me Durimin dhe Elvis Allën jam përballur e u kam kërkuar të më tregonin të vërtetën. U kërkova të më tregonin pse e rrëmbyen vëllain tim dhe çfarë bënë me të. Unë jam e sigurt për këto që po them. Unë ua kam thënë përballë Durim Bamit dhe Elvis Allës se janë në gjak me ne”, u shpreh ndër të tjera Fitnete Stafuka.
Ajo pohoi edhe faktin se e kishte takuar Durim Bamin, por ky i fundit i kishte thënë asaj se Enverin e ka rrëmbyer Shullazi, pasi ai (Bami) i kishte bërë një atentat.

Previous Post

SHËNIM/ O kryeministër, nuk qeverisemi nga “Nazëri” apo “Jaguar”, ti nuk je votuar për të stiluar uniformat e Kombëtares apo të Policisë!

Next Post

Gaxhai flet nga qelia: Ja miku im më i mirë në burg

admin

admin

Next Post
Gaxhai flet nga qelia: Ja miku im më i mirë në burg

Gaxhai flet nga qelia: Ja miku im më i mirë në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.