Me datë 30.11.2017, rreth orës 09:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek Liqeni artificial ka shpërthyer një mjet. Menjehër në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Tek Liqeni artificial, në rrugën dytësore ka shpërthyer një mjet i parkuar me targë AA946EF tip Volksëagen, në pronësi të shtetasit N.R., 42 vjeç, administrator i një firme inertesh. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











