• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Na moj goc, kujt i bën kunja ti”, incidenti me “profesor” Gaz Pajën në teatër

admin by admin
13 February, 2017
in Kulture
0
“Na moj goc, kujt i bën kunja ti”, incidenti me “profesor” Gaz Pajën në teatër
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po shfaqet një komedi e zezë e Joe Orton, titulluar “Çfarë pa kryeshërbëtorja”.
Mund të jetë shfaqje e bukur, nuk di të them, sepse nuk e kam parë dhe, t’ju them të drejtën, nuk kam për të shkuar. Do ta kisha gjetur kohën, por nuk dua të shkoj me ndërgjegje. Ju mund të shkoni e të kënaqeni, nuk dua të ndikoj.
Por para se të shihni se “Çfarë pa kryeshërbëtorja”, po ju tregoj se çfarë panë gazetarët në konferencën për shtyp përpara shfaqjes. Pa e zgjatur, siç e do zakoni, u rreshtuan në skenë realizuesit e veprës dhe aktorët me radhë, e përballë tyre gazetarë, që kanë qëlluar, jo rastësisht, të jenë të gjitha femra, si edhe kameramanët e disa televizioneve. Filloi prezantimi i veprës, filluan edhe pyetjet nga ana e gazetarëve, duke qenë që vepra në fjalë përbënte një lloj kurioziteti, sepse siç na ishte njoftuar prej kohësh e nga sa kishim lexuar mbi autorin, në kohën e vet ishte konsideruar si “skandaloze”, duke qenë se guxonte të prekte tema si trajtimi i sëmundjeve psikike dhe seksualiteti.
Ndërkohë, drejtori i TKEKS, Kiço Londo, njëkohësisht dhe një prej tre regjisorëve të veprës, herë pas here i drejtohej njërit prej aktorëve pjesëmarrës si “Profesor Gazi”. Në fillim nuk po e kuptonim se për kë e kishte fjalën, po i vetmi Gaz në panel ishte Gazmend Paja. Aq shumë u ngazëllua Gazi nga dashamirësia e Kiços, saqë kujtoi se me të vërtetë ishte profesor dhe filloi t’i trajtonte gazetarët si studentë të Universitetit të Arteve.
Një pyetjeje të një prej gazetareve, që kishte të bënte ekskluzivisht me veprën e nuk po cenonte aktorin në jetën e tij personale, “profesori” iu përgjigj me një kundërpyetje: “Moj goc, (“goca” është zonjë dhe nënë e dy fëmijëve) a e ke lexuar materialin që të ka dërguar A…?! Ti nuk e ke lexuar, se po ta kishe lexuar, do të kishe lexuar ca gjëra të rëndësishme në fillim, në mes dhe në fund të materialit”. Njëlloj si një debat i padobish- ëm mes një mësuesi dhe një nxënësi, nëse ky i fundit e ka lexuar apo jo mësimin e ditës, i ka bërë apo nuk i ka bërë detyrat.
Ndoshta për shkak të mungesës së eksperiencës, “profesor” Gazi nuk e di se këto konferencat përpara shfaqjes janë publicitet për këtë të fundit dhe nëse u bëhet ndonjë pyetje të pranishmëve, bëhet më shumë për begenisje, jo se gazetari/ja nuk ka informacion për veprën. Po se edhe duhet një sinkron për kronikat televizive, dreqi e mori! Por imagjinoni se ç’mund të bënte “profesor” Gazi, sikur konferenca të bëhej pas shfaqjes e t’i thoshe (mos o Zot!), që nuk të kishte pëlqyer!
Do t’ju them po më mori në telefon  Po jo vetëm kaq. Pak minuta më vonë, gazetarja, natyrisht e fyer, përgëzoi aktorin Mehdi Malkaj, për sportivitetin me të cilin iu përgjigj pyetjeve, përkundër atyre që atë ditë kishin veshur dhe kostum (Gazi), profesor Gazi nuk e mbajti dot veten dhe u çua në këmbë, u përkul nga skena në drejtim të karrigeve ku ishin gazetarët: “Kujt i bën kunja, ti, mua më bën kunja? Moj goc, kujt i bën kunja? Nga çfarë televizioni je ti, nga çfarë televizioni je?”. Në ato momente “profesor” Gazi dukej sikur ishte në skenën e “Portokallisë” duke luajtur rolin e komisionerit të dehur që shkonte për të vlerësuar dëmet e përmbytjeve nëpër fshatra.
Nuk mund t’ju them se sa zgjati ky debat, përveçse qe një skenë, realisht e shëmtuar, e cila e shembte përtokë imazhin e një aktori që së jashtmi përçonte energji pozitive; një situatë që tregonte se si mund të të shtrembërojë fama, politika, vëmendja e pakursyer mediatike; se sa keq trajtohen gazetarët e aq më shumë femrat; se sa keq shpërdorohet fjala; se si mund të bëhesh profesor, pa qenë i tillë. Sepse profesor nuk bëhesh vetëm sepse jep ndonjë lëndë në universitet, se në këtë vendin tonë nuk ka mbetur më kuç e maç pa e bërë këtë.
Dhe, po ashtu, profesor i skenës do shumë e shumë vite për t’u bërë. Sot natyrshëm të vjen t’i thuash Profesor, Robert Ndrenikës dhe gjithë brezit të tij apo atyre që ishin para tyre, për shkollën që me modesti dhe përkushtim ngjitën në skenat tona dhe na falën gëzim edhe në ato ditë që nuk premtonin shumë diell. Ata janë profesorë dhe u heqim kapelën, po Gazmend Pajës??? Po mos!!!

Alma Mile, Panorama

Previous Post

EMRI/ Zjarr në një dhomë në Qytet Studenti, asfiksohet studenti 20-vjeçar

Next Post

Rrëfimet e një italiani: Nga bordelloja e Elbasanit, te netët në Tomor

admin

admin

Next Post
Rrëfimet e një italiani: Nga bordelloja e Elbasanit, te netët në Tomor

Rrëfimet e një italiani: Nga bordelloja e Elbasanit, te netët në Tomor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.