• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha nga Kavaja: Është koha e qytetarëve, 18 shkurti protesta më e madhe që ka parë Shqipëria

admin by admin
13 February, 2017
in Politika
0
Basha nga Kavaja: Është koha e qytetarëve, 18 shkurti protesta më e madhe që ka parë Shqipëria
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Koha e qytetarëve po vjen, dhe nuk ka forcë ta ndalë”, tha sot Lulzim Basha në një takim në Kavajë. Basha theksoi se Kavaja është qyteti i parë që vrau frikën dhe u ngrit kundër regjimit komunist, qyteti i parë që luftoi për liri, dhe nuk meriton të sundohet sot nga një i dënuar për përdhunim dhe trafik droge. Duke gjetur mbështetjen e qytetarëve të Kavajës për protestën e madhe të 18 shkurtit, Basha u shpreh se nuk kthehemi nga kjo betejë pa fitore. Dhe fitore është sigurimi i votës së lirë, dhe me anë të votës së lirë të vijë në pushtet një qeverisje për njerëzit për qytetarët.
“Pushteti u kthehet qytetarëve”, tha Basha duke bërë thirrje për bashkimin e madh popullor me 18 shkurt në orën 12 në Tiranë.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës sot me qytetarët e Kavajës


lulzim basha, takim kavaje“Kam ardhur me një emocion të veçantë sot në Kavajë. Kam takuar të rinjtë e Kavajës, qytetarët e Kavajës, për t’i ftuar në protestën më të madhe, manifestimin më të madh të qytetarëve shqiptarë, bashkimin më të madh të qytetarëve shqiptarë, me 18 Shkurt në ora 12:00 në Tiranë.
Ky emocion i madh nuk është vetëm për shkak të mikëpritjes, të ngrohtësisë të cilën më pritën të rinjtë dhe qytetarët e Kavajës, por është edhe për vetëdijen se këtu në Kajavë, në këtë komunitet, në këtë qytet të jashtëzakonshëm, 27 vite më parë qytetarët u ngritën dhe vranë frikën, vranë frikën dhe rrëzuan mitin e një diktature 50 vjeçare.
Ky është një qytet i madh, me një zemër të madhe. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, shpirti i një komuniteti që u ngrit i pari, sfidoi terrorin, sfidoi frikën dhe me kurajo e mposhti atë. Ata që për 50 vjet e sunduan Shqipërinë me gënjeshtra, me mashtrime, me frikë, me terror  dhe me varfëri kurrë nuk ia falën Kavajës këtë.
Ata donin me çdo kusht ta poshtëronin Kavajën, t’ia ulnin kokën, ndaj vendosën t’i vënë në krye një fytyrë, një njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me kavajasit e vërtetë, nuk ka asgjë të përbashkët me Josif Budon apo me Indrit Carën, dy heronjtë e fundit të Kavajës, njëri hero i demokracisë, tjetri hero i lirisë kombëtare.
Ai nuk ka asgjë të përbashkët me dhjetëra-qindra intelektualë, profesorë, pedagogë, menaxherë, juristë, ekonomistë, historianë, njerëz të artit dhe të kulturës, e të sportit me të cilët Kavaja krenohet dhe këtë krenari ia ka falë gjithë Shqipërisë.
Elvis Rroshi është pasqyra vetëm e Edi Ramës. Elvis Rroshi dhe Edi Rama janë vëllezër siamezë, pa Edi Ramën, nuk ka Elvis Rrosh dhe pa Elvis Rroshin nuk ka Edi Ramë.
Sot jemi të gjithë bashkë këtu për t’i thënë të gjithë qytetarëve të Kavajës se kjo nuk është betejë e partive politike, por është beteja e gjithë qytetarëve të bashkuar për t’i thënë jo varfërisë, papunësisë, për t’i thënë jo arrogancës dhe poshtërimit. Për t’i thënë po, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, e përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme një qeverie që mendon për qytetarët, për Kavajën, për Shqipërinë.
Protesta e 18 Shkurtit do të jetë bashkimi më i madh që shqiptarët kanë bërë ndonjëherë për të drejtat e tyre, për dinjitetin e tyre, për liri, për demokraci.
Në ballë të kësaj proteste do të jetë rinia. Në ballë të kësaj proteste do të jetë qytetaria. Në ballë të kësaj proteste do të jenë vlerat më të mira të Kavajës dhe të gjithë Shqipërisë, që nuk pranojnë më të përfaqësohen nga rroshët me shokë, por që kanë vendosur që fatin e tyre me zgjedhjet të lira e të ndershme t’ia besojnë bijve dhe bijave më të mira të Kavajës e të mbarë Shqipërisë.
Dua t’i garantoj sot nga ky shesh se kryetari i ardhshëm i bashkisë së Kavajës dhe përfaqësuesit e ardhshëm të Kavajës në Kuvendin e Shqipërisë, për Partinë Demokratike, do të jenë përfaqësuesit e vlerave më të mira të popullit të Kavajës e të rinisë së Kavajës.
Ndaj që t’i hapim rrugën përfaqësimit të vlerave të vërteta të Kavajës, le të bashkohemi në protestën më të madhe që ka patur Shqipëria në 27 vite.
Le t’i themi me zërin e bashkuar atyre që kanë refuzuar ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, atyre që  kanë braktisur qytetarët, atyre që i kanë vjedhur, kërcënuar e nëpërkëmbur qytetarët se koha e tyre ka mbaruar, se koha e qytetarëve po vjen dhe nuk ka forcë ta ndalë.
Të gjithë bashkë ngrihemi më 18 Shkurt më orën 12:00 në Tiranë.

Pyetje nga TCh: Si e shpjegoni popullaritetin e Elvis Rroshit?
Basha:

Populli i Kavajës i përçmon ata që i veshën Kavajës imazhin e përdhunuesit dhe trafikantit të drogës. Populli i Kavajës nuk i pranon këto vese, i përbuz këto vese. Populli i Kavajës është populli që vrau frikën i pari, është populli që u ngrit i pari për liri e demokraci. Qytetarët e Kavajës i dhanë heronj luftës së fundit çlirimtare në Europë, luftës së Kosovës. Qytetarët e Kavajës janë qytetarë fisnikë.
Kjo është një qeverisje e korruptuar që e ka lidhur fatin e vet me fatin e banditëve si Elvis Rroshi,  i cili, sot, përkundër ligjit vazhdon të ushtrojë funksionet e kryetarit të bashkisë. Përse i duhet Edi Ramës, Elvis Rroshi?
I duhet sepse i trembet votës së lirë dhe të ndershme, sepse i trembet gjykimit me votë nga populli i Kavajës, i trembet gjykimit me votë nga qytetarët e Shqipërisë.
Por unë i garantoj sot qytetarët e Kavajës se do të jem në ballë të kësaj beteje derisa të kemi një qeveri për qytetarët, një qeveri që garanton lirinë, dinjitetin, demokracinë, punësimin dhe zhvillimin e Kavajës dhe gjithë Shqipërisë.
Nga kjo betejë, nuk kthehemi pa fitore. Nga kjo betejë nuk kthehemi pa garantuar lirinë e votës tuaj, që zëri juaj të dëgjohet dhe asnjë qytetar i Kavajës të mos jetë më i braktisur, i harruar, i nëpërkëmbur dhe i poshtëruar.
Bashkë më 18 Shkurt për liri, për demokracinë, për Kavajën, për qytetarinë!”.

Previous Post

Shkëlqim Selami ish-deputeti “i inkriminuar”, konfirmon se ka qenë “i shitur” te Edi Rama dhe PS

Next Post

FOTO GALERI/ Qentë në luftë barbare, për jetë a vdekje

admin

admin

Next Post
FOTO GALERI/ Qentë në luftë barbare, për jetë a vdekje

FOTO GALERI/ Qentë në luftë barbare, për jetë a vdekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.