Në zonën e Ranevas ka nisur prej orëve të para të mëngjesit një operacion antidrogë i policisë italiane, që deri më tani është konkretizuar me arrestimin e 11 personave të përfshirë në trafik e shpërndarje droge. Operacioni është ende në vazhdim, pasi policia po vijon me kontrollin e banesave. Në këtë askion janë përfshirë 60 efektivë të policisë dhe është shkatërruar një rrjet i shpërndarjes së kokainës, i përbërë nga italianë e shqiptarë që vepronin në Romagna. Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar janë denoncuar 15 persona e arrestuar gjashtë të kapur në flagrancë, duke sekuestruar 10 kilogramë marijuanë, mbi 23 kilogramë hashash e 1.1 kilogramë kokainë.











