Një aksident i rëndë, që i ka marrë jetën një 47 vjeçareje ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate në Tiranë. Policia njofton se një automjet tip Benz e ka goditur për vdekje gruan dhe është larguar me shpejtësi.
Njoftimi i policisë: Më datë 28.11.2017, rreth orë 02:00, Salla Operative është njoftuar se në Bulevardin “Gjegj Fishta”, ka ndodhur një aksident. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë si dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton: Në Bulevardin “Gjergj Fishta” , një mjet tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh ka aksidentuar shtetasen P. B. 47 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetësja P.B ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit.











