Treni i mallrave i linjës Vorë – Shkodër ka dalë nga shinat sot në afërsi të fshatit Ishëm, duke bllokuar qarkullimin e trenave të tjerë. Mësohet se nuk ka asnjë person të lënduar. Ndërkohë punonjësit e hekurudhës janë angazhuar për ta vendosur trenin mbi shina sërish, megjithëse ato janë të amortizuara.











