Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Vlorë, ku një makinë tip fuoristradë, që drejtohej nga 25 vjeçari Ines Hajrulla u hodh në erë, teksa ishte në lëvizje. Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm, ndërsa 25 vjeçari Hajrulla, djali i një biznesmeni vlonjat ka marrë plagë të rënda në pjesën e këmbëve. Në videon e publikuar nga ABC Neës shihet qartë sesi i riu është i mbuluar me gjak dhe makina nxjerr ende tym, vetëm pask momente pas shpërthimit.
https://youtu.be/xNuAIp3WTE0











